Tregu i telekomunikacioneve

Kryeministri Sali berisha, e ka vënë theksin në mbledhjen e radhës së
qeverisë tek zhvillimet e fundit në tregun e telekomunikacioneve.
Zoti Berisha tha se konsumatorët kanë përfituar nga rënia, sipas tij e ndjeshme, e tarifave të telefonisë dhe rritja e aksesit në internet. Shefi i qeverisë njoftoi se qeveria, përmes postës do të ofrojë internet falas për qytetarët në 1700 pika të shtrira në gjithë territorin e vendit për të bërë të mundur që të gjithë qytetarët të kenë akses pavarësisht gjendjes së tyre ekonomike.
Një tjetër zhvillim, sipas tij pozitiv në këtë treg, është edhe aplikimi i teknologjisë së transmetimit dixhital nga mediat.