"Presidenti", Nano: Procesi po gjeneron konsensus, Dule: Ke votën tonë
TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano u takua sot rreth orës 12:00 me kreun e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. Takimi vjen në vazhdën e takimeve që ish-lideri i PS, ka ndërmarrë me krerë të forcave politike në vend, ku ka kërkuar mbështjetje në ambicjen e tij për kreun e shtetit.
Nano: Procesi i takimeve po gjeneron konsensus, sic kërkon Fyle
Ish-kryeministri Fatos Nano pas takimit me kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule, deklaroi se procesi i takimeve për ambicinen e tij për president po gjeneron konsensus, në mbështetje të iniciaticës kombëtare, që ësh të integrimi në BE.
“Vlerësoj sic dëgjuat zotin Dule, procesi po gjeneron konsensus, në mbështetje të iniciativa kombëtare që na bashkpjnë me europën dhe detyrat që duhet të kryejmë. Besoj që të gjitha stimujt që vinë në këto takime, në një ditë që dëgjova dhe konvergjencën e mesazhve të komisionerit Fyle për një proces konsensual, janë ato që i duhen vendit”,- iu përgjigj Nano interesit të gazetarëve, të cilët nuk harroi t'i uronte për ditën ndërkombëtare të medias.
Dule: Nano rigjeneroi dialog, e mbështesim
Pas përfundimit të takimit me ish-liderin e PS-së, Fatos Nano, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule shprehu hapur mbështetjen e tij që Nano të jetë Presidenti i ri i vendit.
Dule e vlerësoi Nanon për prezantimin e platformës së tij tek të gjitha palët politike, duke thënë se ai solli edhe një rigjenerim dialogu.
“Besoj se është kënaqësi të konstatojmë se platforma e Nanos ka krijuar një moment konstruktiv, energji pozitive janë gjeneruar mes forcave politike. Vota jonë do jetë për kandidaturën e Nanos ashtu si në 2007”, tha Dule.
Ai shtoi më tej se edhe forcat e tjera politike duhet t mbështesin kandidaturën e Nanos si president.
Takimi me 2 maj/ Nano takon Indrizin: Jemi në rrugën e duhur
Pas takimit me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, për t’i shpalosur atij platformën për të qenë presidenti i ri i vendit, ish-lideri i të majtëve Fatos Nano deklaron se është në rrugën e duhur për të zgjeruar dialogun politik.
Takimi në selinë e PS 26 prill/ PS: Presidenti, përmes një procesi gjithëpërfshirës
Pas bisedës me Nanon të enjten e kaluar, kreu socialist Edi Rama nuk pranoi të sqaronte asgjë, personalisht. Gjatë një konference për shtyp ai tha vetëm që “jeta vazhdon”, duke mos pranuar të flasë më tepër rreth takimit.
Takimi 22 prill/ Arvizu: Nano kandidat serioz, një lider pozitiv
Kandidati për President, Fatos Nano mori disa ditë më parë mbështetje pozitive nga ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Në një takim mes tyre, ish-kryeministri socialist diskutoi me ambasadorin amerikan rreth sfidës së tij në këtë garë.
Arvizu e ka vlerësuar Nanon si kandidatin më serioz dhe një “lidership pozitiv”.
Takimi 20 prill/ Meta takon Nanon: S’e përjashtoj si President
Ish-kryeministri socialist Fatos Nano kërkoi më 20 prill mbështetjen e të parit kryetar të një prej partive politike në Kuvend, atij të LSI-së, Ilir Meta.
Ashtu siç deklaroi kur shpalli kandidimin për postin e Presidentit, Nano nisi negociatat me Metën, prej të cilit mori edhe mbështetjen e parë.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb)