Kuvendi miraton me konsensus ligjin për Gjykaten Administrative
Tiranë- Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me konsensus ligjin për krijimin e Gjykatës Administrative. Të majtë dhe të djathtë votuan pro kalimit të këtij ligji aq të rëndësishëm për sistemin e Drejtësisë si pjesë e kritere të marrjes së statusit në Bashkimin Evropian.
Me 122 vota pro dhe asnjë kundër Gjykata Administrative nga ana ligjore u bë realitet, çka u shoqerua me duartrokitje në sallë.
Në fjalën e tij ministri i Drejtësië Eduart Halimi tha: Ligji është domëthënës në Drejtësi, fillon një histori të re për Drejtësinë, për vetë sistemin e drejtësisë, votuesit dhe qytetarët që meritojnë një drjetësi cilësore. Sot shprehim një vullent se na duket një gjykim më id rejtsë më i besueshëm dhe profesional. Me anë të kësaj reëforme kjo sallë ka të drejtë të krenohet për hedhjen e këtij hapi reformues. Ky ploteson një ndër kriteret kyçe që statusi i BE na u mohua dy vjet. T’i themi votuesve që jemi të përgjegjshëm dhe serizoz, Reforma në Drejtësi s’bëhet formalisht, por për qytarët, biznesin dhe taskapaguesit tanë. Reforme historike për Kuvendin është ndër më të rëndsishmet në këtë legjislature, do të sjellë një impakt të madh. Do fitojnë një drejtësi më cilësore…përshpejtim të vendimeve gjyqesore, garantin e së drejtës qytetarve brenda standarteve më të përparuar evropiane.
Vijon