Papadhimos: Nga këto zgjedhje vendoset orientimi i Greqisë
ATHINE - “Pas disa ditësh ne do t’i dorëzojmë stafetën qeverisë që do të rezultojë nga zgjedhjet e së dielës, 6 maj. Në këto zgjedhje vendoset orientimi strategjik i Greqisë, vendoset për dekadat e ardhshme, dhe jo thjesht se cila qeveri do të formohet pas tyre. Prandaj, mendoj se debati publik duhet të përqëndrohet dhe në një kuptim më të mirë të realitetit. Jam i sigurt se vendimet e qytetarëve do të merren, duke pasur parasysh të ardhmen dhe jo të kaluarën e vendit”. Këtë deklaratë kryeministri Lukas Papadhimos e bëri në mbledhjen e fundit të kabinetit qeveritar, ku gjithashtu falënderoi anëtarët e qeverisë për bashkëpunimin dhe punën e kryer.
Papadhimos theksoi se detyra kryesore e qeverisë që drejtoi, ka përfunduar. "Greqia i shpëtoi rrezikut të menjëhershëm të falimentimit dhe u formuan kushtet më të mira të mundshme", tha ai dhe shtoi se ende ka shumë vështirësi për të vazhduar përpjekjen për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e ekonomisë.
Kryeministri i qeverisë së përkohshme greke, tha se kjo qeveri vërtetoi që për të mirën e vendit dhe përpara vështirësive, lihen mënjanë dallimet politike. Ai vazhdoi me një bilanc të punës legjislative të qeverisë, e cila arrin në 48 ligje. Siç u bë e njohur, deri në fund të prillit është arritur realizimi i 70% të detyrimeve që rrjedhin nga Memorandumi i nënshkruar midis qeverisë greke dhe Trojkës, pothuajse 25% e detyrimeve të tjera janë në përfundim dhe vetëm 5% e tyre nuk do të realizohen.
Ndërkaq pavarësisht se Agjencia e vlerësimit të kreditit Standard & Poor’s, bëri një rritje të vlerësimit të ekonomisë greke në kategorinë CCC nga statusi i falimentimit selektiv, ajo paralajmëron se recesioni dhe zgjedhjet e 6 majit kërcënojnë përshtatjen fiskale që nevojitet për të reduktuar më tej borxhin.
“Pavarësisht nga fakti se shkëmbimi i bonove greke, sipas mendimit tonë, ka arritur të shmangë presionet afatshkurtra financiare, borxhi publik i Greqisë mbetet i lartë”, thotë S&P. Sipas agjencisë së vlerësimit, pamja e përgjithshme e ekonomisë greke karakterizohet “e qëndrueshme”, por vendi nuk është larguar nga “zona” e falimentimit.