E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Nishani pritet të dalë në konferencë pas pak minutash

(E plotësuar) Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka kryer një vizitë mjekësore rutinë në spitalin “Nënë Tereza” mbrëmjen e kësaj të premteje.

Mësohet se Nishani është ndjerë i lodhur, pasi sapo ishte kthyer nga një vizitë e tij disa ditore në Izrael. Menjëherë pasi ka mbyllur mbledhjen e Këshillit të Lartë te Drejtësisë, Nishani ka kryer vizitën në spital dhe me pas disa minutash eshte larguar.

Zyra për shtyp e Presidentit të Republikës, ka njoftuar se në orën 22:30, vetë Nishani do të dalë në një konferencë për shtyp.

---

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka përfunduar në spital. Mësohet se ai është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ende nuk ka të dhëna në lidhje me konsultat mjekësore./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›