Përmbyllet fushata në Shqipëri

Është përmbyllur fushata në Shqipëri. Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të Shqipërisë e kanë përmbyllur fushatën në Tiranë. Ndërkaq nesër, pritet të jetë heshtje zgjedhore për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të dielën kur Shqipëria pritet të votojë.
Partia Demokratike e përmbyll fushatën e saj në Tiranë në një miting në sheshin "Nënë Tereza duke i qëndruar kështu traditës të mbylljes së fushatës në kryeqytet.
Në këtë po jipen edhe mesazhet e fundit elektorale para zgjedhjeve të së dielës, ku qytetarët me votën e tyre do të vendosin për ata që do të drejtojnë vendin për katër vitet e ardhshme.
Pas fjalimeve nga drejtuesit e listave të kandidatëve nëpër qarqe dhe në fund Kryeministri Sali Berisha Foli do të flaës votuesit.
Ndërkaq, ndryshe nga tradita e proceseve të mëparshme elektorale, Partia Socialiste do ta përmbyllë fushatën në dy qendra të rëndësishme, në Shkodër dhe në Vlorë, qytete në të cilat janë ndarë edhe figurat më të rëndësishme të partisë më të madhe të opozitës.
Fillimisht këtë pasdite të së premtes, kreu i PS-së Edi Rama ishte në Shkoder, ku theksoi se era e Rilindjes po fryn fort në kryeqendrën e veriut.
"Zgjidhni numrin 29 që të çliroheni. Nuk duhet të jetojmë më me ndasitë e vjetra ndaj duhet të ndëshkojmë me votë marrëzinë e përçarjes", tha Rama.
Kreu socialist theksoi qytetarët shqiptarë ndodhen në kushte të vështira të jetesës dhe për këtë përgjegjës është Kryeministri.
"Kush i thotë sot vetes shqiptar i mirë nuk duhet ta harrojë se kur e keqja e kap një vend për fyti, faji nuk është i të këqinjve por i të mirëve që nuk bëjnë asgjë", tha Rama.
Kreu socialist shprehu lumturinë që fushata zgjedhore përmbyllet pikërisht në dy qendra të rëndësishme të vendit, që Rama i cilësoi si qytetet e krenarisë shqiptarëve, por edhe të origjinës së tij./Indeksonline/