Presidenti Nishani pritje zyrtare ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise
Aktivitetet për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë kanë vijuar me pritjen zyrtare që organizoi kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani. Në këtë ceremoni morën pjesë shtetarë, politikanë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të besimeve fetare.
I pari që përshëndeti këtë aktivitet ishte kryetari i Partive Popullore Europiane Wilfried Martens, i cili shprehu besimin e tij se ardhmja e Shqipërisë është në BE.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Martens përshkoi përmbledhtazi historikun e Shqipërisë, ndër vite.
"Është një nder i madh që jam këtu, për t’u bashkuar në festën tuaj. 100 vjet më parë baballarët shtetformues të vendit tuaj deklaruan Pavarësinë e Shqiëprisë. Shqipëria ka një histori të madhe dhe do donte shumë kohë. Ajo është sulmuar dhe pushtuar, kaloi në një diktaturë të egër. Por sot Shqipëria është e lirë dhe e pavarur. Shqiptarët kanë treguar se mund t’i dalin mbanë”, u shpreh ai.
Në vlerësimin e tij, demokracia në vendin tonë është zhvilluar dhe fuqizuar, duke dhënë shembull se populli shqiptar sot shijon demokracinë.
“PPE, është krenare që ka edhe PD pjesë të saj. Më lejoni tu drejtohem të gjithëve, përtej këndvështrimeve politike, jam një mik europian i një Shqipërie europiane. Jam shumë kërkues nga Shqipëria dhe këto për një arsye të vetme se Shqipëria ka një rol të madh për të luajtur në rajon dhe është në rol i rëndësishëm. Do citoj fjalë nga fjalimi i Sekretares Amerikane të Shteti gjatë viztës në Tiranë: Ke ky jubile nuk është për të kaluarën, por është një sfidë për të ardhmen. Tashmë nuk mund të ndaloni dot. Keni potencial të madh për tu shndërruar në shembull për rajonin”, nënvizoi Martens. Por nga ana tjetër, kreu i PPE-së parashtroi dhe sfidat që ka përpara Shqipëria drejt perspektivës evropiane. Shqipëria ka një perspektivë evropian, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Perspektiva është e qartë. Përparimet drejt BE janë bindëse dhe KE i ka njohur ato, gjithsesi sfidat që do të përballeni do të jenë më të mëdha. Keni ndërtuar demokracinë dhe duhet ta konsolidoni në zgjedhjet e ardhshme që do të jenë të lira e të ndershme. Keni ngritur institucione të forta dhe demokracia është një garë dhe gjithsekush ka një rol të veçantë për të luajtur. Të gjithë duhet të respektojnë këtë garë dhe që duhet luajtur në kuadrin ligjor, në parlament e jo në rrugë. Por duhet të luftoni korrupsionin, duhet ta zhdukni atë sepse është një sëmundje ngjitëse”, u shpreh Martens.
E në fund të fjalës së tij, Martens nuk kishte sesi të mos jepte një mesazh pozitiv jo vetëm për të pranishmit por dhe për të gjithë qytetarët shqiptarë. “Gjendem para jush plot shpresë, jam i sigurt se udhëheqja e tanishme do e bëjë punën e vështirë për integrim. Anëtarësimi është udha e vetme. E ardhmja e Shqipërisë në BE është në duart tuaja. Së bashku do të përballojmë sfidat e dekadave të ardhshme”, përfundoi kreu i PPE.
Nishani: Jemi shumë më të hershëm se këto 100 vite
Presidenti, Bujar Nishani ka përshëndetur të pranishmit në këtë ceremoni, përmes një fjalimi, në të cilin kreu i shtetit shfaqi krenarinë e tij për historinë e kombit shqiptar. “Në festojmë 100 vjetorin, por ne jemi shumë më të hershëm se këto 100 vite. E vërteta është se gjatë ekzistencës tonë, ne shqiptarët nuk është se kemi zbuluar gjëra të mëdha, por kemi rrënjë pellazge, histori ilire me mbretër e perandor që ndikonin rrjedhat e historisë antike. Kemi gjuhën e mrekullueshme shqipe, që është nga më të zhdërvjelltat, nga më të bukurat, që siç është provuar, është më e vjetra e gjuhëve që flitet. Kemi qënë jemi e do jemi vigjilues të rreptë të civilizimit perëndimor. Kemi Gëten tonë, Lasgush Poradecin, kemi Kadarenë, jemi pjesëtarë të NATO-s, jemi kontribues në vendosjen e paqes. E gjithë historia jonë është plot fluturime e rrëzime të pafundme, pas çdo rrëzimi jemi ngritur gjithmonë e më fortë”, u shpreh Nishani, gjatë fjalës së tij. Ndërkohë që përpos këtyre vlerësimeve, kreu i shtetit nuk përjashtoi nga lista dhe të metat. “Po të meta a kemi? Sigurisht. Ashtu si gjithë te tjerët kemi edhe ne grindavecët, sherrxhinjtë, dembelët. Por ne shqiptarët kemi një avantazh të madh, nuk i bëjmë keq askujt. Ne gjithë duam rrugën tonë, aeropiortin tonë, prokurorin tonë. Por dua ta theksoj ne jemi vendi me dëshirën më të madhe për t’iu bashkuar Europës”, vlerësoi Presidenti. Këtë ceremoni e përshëndeti dhe Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, e cila evidentoi vlerat e popullit shqiptar. “Në këtë 100 vjetori ne nderojmë sakrificën e brezave. Ka përfunduar koha e urrejtjes mes fqinjëve, ndaj duhet të bashkëpunojmë në paqe me fqinjët”, u shpreh ajo. Në fund të fjalimeve, shtetarë, politikanë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të besimeve fetare, të gjithë trokitën gotat në ceremoninë e kremtimeve të festës së 100 vjetorit të Pavarësisë.