Shkoder atentat ne dere te shtepise nje personi
I bëhet pritë në derë të shtëpisë së tij në lagjen e Tepe të Shkodrës dhe vdes nga plagët e marra në Spitalin Rajonal të Shkodrës 38 vjecari Miri Koçia. Sipas Policisë së Shkodrës ngjarja ka ndodhur rreth orës 20 e 45 mbrëmjen e 28 nëntorit. Sipas Grupit hetimor ndaj Mir Koçisë është qëlluar me breshëri automatiku dhe katër plumba i kanë kapur organet jetësore cka ka bërë të pa mundur shpëtimin e jetës së tij. Mësohet se Mir Koçia ka qenë duke u kthyer në shtëpinë e tij kur i është zënë pritë dhe është shtënë ndaj tij, ai menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku edhe ka ndërruar jetë. Nga ana tjetër është duke u punuar në disa drejtime në lidhje me konfliktet e mundshme të tij.