Mbarë trojet shqiptare kremtojnë sot 100 vjetorin e Pavarësisë
Festime madhështore në Tiranë dhe Vlorë, por atmosfera festive s’mungon as në Prishtinë, Shkup, Tetovë dhe Ulqin
Shqiptarët nga të gjitha trevat kanë ardhur në Shqipëri për të kremtuar ngjarjen më të rëndësishme të kombit, ditën që simbolizon bashkimin. Aktivitete të shumta dhe festime mbarëkombëtare pritet të ketë sot si në Vlorë ashtu edhe në Tiranë, ku politika shqiptare për herë të parë do i harrojë problemet dhe do jetë e bashkuar, si për të vënë në vend ëndrrën e Ismail Qemalit! Ndërsa, Vlora po përjeton orët më ekzaltuese të saj. Aktivitete pa fund dhe lumë njerëzish kanë zgjedhur këtë qytet në ditën kulmore të festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë. Të ardhur nga rrethe të ndryshme të vendit, e veçanërisht nga Kosova e troje ku jetojnë shqiptarët, Vlora është kthyer në një super shtëpi emocionesh patriotike. Me mijëra qytetarë i janë drejtuar Sheshit të Flamurit në këmbë, për të qene pjesëmarrës në ceremonitë zyrtare të 28 Nëntorit. Në rrugën kryesore të qytetit është festë, këngë e valle në çdo segment të saj, ndërsa turma njerëzish vazhdojnë të hyjnë në qytetin bregdetar, atje ku takohen me historinë e 100 viteve më parë.
Ceremonitë festive në Vlorë
10.00 Ngritja e flamurit në Vlorë. Homazhe në Monumentin e Pavaresisë dhe Vendosje kurorash në Varrin e Ismail Qemalit.
10.25 Fjala pershendetese e Kryetarit te Bashkise se Vlores
10.30 Fjala e Presidentit te Republikes Sh.T.Z. Bujar Nishani.
Ceremonitë në Tiranë
11:00 Ceremonia e prerjes së tortës (Vendndodhja: TKOB) Hedhja e parashutistëve me Flamurin Kombëtar RRUGA “MURAT TOPTANI”
13.00 Ceremoni vendosje kurorash në Monumentin “Nënë Shqipëri”
14.00 Dreke e shtruar nga Kryeministri për nder të të ftuarve
15.30 Parada e forcave te armatosura ne Sheshin Skenderbej
Paraqitet forca nga Komandanti i Pergjithshem i Forcave te Armatosura.
17.30 Përurimi i Monumenti te Pavarësisë, Parku Rinia
18.30 Koncert Jubilar “Rrugetimi i Kombit” në Pallatin e Kongreseve.
19.45 Koncert në Sheshin “Nënë Tereza”
20.30 Pritje Zyrtare në Pallatin e Brigadave dhënë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.
...