E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Nishani vizitë në SHBA, merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

21-09-2012 / Gazeta 55

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani dhe delegacioni zyrtar, u nis sot për në Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku do te marre pjese ne debatin e pergjithshem te Sesionit te 67-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, me ftese te Sekretarit te Pergjithshem, Ban Ki-Moon.
Kryetari i Shtetit shqiptar gjate kesaj vizite pritet të ketë një sërë takimesh te nivelit te larte me personalitete boterore, ne kuader te Sesionit te 67-te te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, me krere shtetesh te vendeve anetare te Bashkimit Evropian e te vendeve aziatike, përfaqësues të organizatave të rëndësishme ndërkombëtare; etj.
Gjithashtu Kreu i Shtetit shqiptar do te zhvilloje disa veprimtari te tjera te rendesishme ne kuader te kesaj vizite, te parashikuara ne agjende si pjesemarrje ne takimin e 16-te vjetor te NAAC-ut (Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan), ndërsa në datën 22 shtator 2012, Presidenti Nishani do të zhvillojë një vizitë në Klivlend, Ohajo, ku do të përurohet Kopshti Kulturor “Nënë Tereza”.
Në kuadër të kësaj vizite Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë do të jenë të pranishëm në pritjen e organizuar nga Presidenti amerikan Barak Obama me krerët e shteteve pjesëmarrëse në Sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe në pritjen e ish-presidentit amerikan Bill Klinton.
Gjatë qëndrimit në Nju-Jork dhe pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 67-të të Asamblese së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pritet te zhvilloje edhe takime dypaleshe me krere shtetesh dhe qeverish te vendeve te Bashkimit Evropian dhe nga bota, ku qellimi i ketyre bisedimeve dypaleshe eshte lobimi per ceshtjen e Kosoves dhe per marrjen nga Shqiperia te statusit te vendit kandidat.
Diten e enjte, me 26 shtator, Kreu i Shtetit shqiptar, Bujar Nishani do t’i drejtohet me nje fjalim Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, ndersa nje tjeter etape e rendesishme e kesaj vizite eshte edhe pjesemarrja e Presidentit Nishani ne Takimin e Nivelit te Larte per Shtetin Ligjor qe do te mbahet ne OKB, diten e hene me 24 shtator 2012.
Vizita zyrtare e Presidentit Nishani në Shetet e Bashkuara të Amerikës do të përfshijë edhe takime me bashkëkombasit e shumtë që jetojnë e punojnë atje si dhe me shoqatën atdhetare “Vatra”, ku do të jetë i pranishëm gjithashtu edhe delegacioni i Republikës së Kosovës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›