E Shtunë, 31 Tetor 2026

Covic urdhërdhënës për vrasjen e Gjingjicit?

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 13:00

Milosh Simovic, ish-pjesëtar i “Klanit të Zemunit”, i cili është arrestuar në Kroaci, hetuesve para do kohe u ka thënë se vrasjen e Zoran Gjingjicit, ish-kryeministrit të Serbisë, e ka porositur një politikan i njohur, me pseudonimin “Qoki”.

Avokati beogradas, Srgja Popoviq, ka pohuar se bëhet fjalë për Nebojsha Covicin, ish-nënkryetarin e qeverisë së Serbisë.

Ndaj kësaj deklarate të avokatit beogradas, avokat i familjes Gjingjic, të transmetuar edhe nga agjencia “Beta”, ka qenë i menjëhershëm reagimi i Nebojsha Covicit, i cili thotë se pohimet e tilla janë të pakuptimta dhe insinuata.

“Më e keqja është që të përgjigjesh ndaj përrallave të pakuptimta dhe insinuatave. Nëse ashtu ka deklaruar Srgja Popovic, atëherë është e besueshme që ai ti ketë thënë Milosh Simovicit se duhet ashtu të thotë e të deklarojë. Pas gjithë asaj që kam përjetuar me Dejan Milankovicin-Bagzin, por edhe këtë tani, nuk kam se çfarë të them për këtë temë”, ka thënë Covic.

Të përkujtojmë se gazeta “Blic” më herët ka publikuar citate të Simovicit, në të cilat ish pjesëtari i “Klanit të Zemunit”, ka treguar takimet me Millorad Ulemek-Legija, në të cilat udhëheqësi i “Beretave të Kuqë”, ka paralajmërua vrasjen e Gjingjicit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›