Shpërthim në Ankara

Nga Express më 20 shtator 2011 në ora 14:00
Nga një shpërthim që goditi kryeqytetin turk, Ankaranë, raportohet të jenë vrarë të paktën dy persona, ndërsa disa të tjerë thuhet se janë lënduar.
Arsyeja e shpërthimit nuk ishte e qartë menjëherë, por raportet fillestare thonë se origjina e tij mund të ketë qenë një veturë apo ndonjë mjet në afërsi të një veture.
Shpërthim mendohet të jetë shkaktuar nga një makinë-bombë.
Zyrtar të ministrisë së Brendshme kanë bërë me dije se shpërthimi ka ndodhur në një minibus në qendër të kryeqytetit.
Nga shpërthimi janë dëmtuar gjashtë automjete dhe shumë ndërtesa për rreth. Zjarri është shuar shpejt nga zjarrfikëset.
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjaje, ndërsa Ankaraja është mbuluar nga një tym i dendur.