E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Obama kandidati republikan Romney perpjekje per te terhequr votuesit

Kandidati republikan per president Mitt Romney po e drejton vemendjen te zgjedhjet e pergjithshme te nentorit pas fitoreve te arritura dje ne 5 shtete per garat brenda partise republikane. Ai eshte tani ne nje avantazh te madh ndaj dy pretendenteve te tjere Newt Gingrich dhe Ron Paul. Nderkohe Presidenti Barack Obama ishte mbreme ne nje program televiziv argetues per te folur mbi ceshtje te arsimit.

Ne programin Late Night with Jimmy Fallon zoti Obama theksoi rendesine per te mbajtur te pandryshuara normat e interesit per kredite studentore. Episodi u regjistrua gjate vizites se zotit Obama ne Universitetin e Karolines se Veriut ne Chapel Hill.

Presidenti ishte atje per te folur rreth kredive studentore me interes te ulet ne perpjekje per te joshur votuesit e rinj.

Mbreme Senati paraqiti nje projektligj qe i mban interesat e ketyre kredive ne nivelet e tanishme per te ndihmuar studentet me te ardhura te ulta. Projektligji parashikon subvencionimin e kredive ne keto nivele edhe per nje vit me nje kosto prej 5.9 miliarde dollaresh. Sipas vleresimeve rreth 15 per qind e amerikaneve kane kredi studentore te papaguara.

Zoti Obama gjithashtu beri shaka me prezantuesin e programit Jimmy Fallon mbi zotin Romney rivali i tij i ardhshem per zgjedhjet presidenciale te ketij viti.

I pyetur nese e njihte pretendentin republikan zoti Obama u pergjigj E kam takuar por nuk jemi miq.

Nderkohe zoti Romney vazhdon te triumfoje ne zgjedhjet paraprake republikane duke fituar dje edhe ne pese shtete te tjera.

Duke folur mbreme ne shtetin New Hampshire zoti Romney vuri ne shenjester presidentin Obama.

Fushata qe ben ai mund te kete funksionuar ne nje vend tjeter dhe ne nje kohe tjeter. Por jo ketu. Dhe jo tani tha zoti Romney.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›