E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje gjykate e ushtrise amerikane refuzoi te hedh poshte akuzat kunder Bradley Manning

Nje gjykate e ushtrise amerikane refuzoi te hedh poshte akuzat kunder nje analisti te zbulimit te ushtrise i akuzuar se i ka dhene dokumenta sekrete faqes elektronike WikiLeaks.

Kolonel Denise Lind hodhi poshte nje mocion per shkarkimin e akuzave kunder Bradley Manning dhe vendosi paraprakisht per te filluar gjyqi ushtarak ndaj tij ne daten 21 shtator.

Avokatet e analistit te zbulimit te ushtrise amerikane argumentuan ne nje seance paragjyqesore te marten se ceshtja duhet te pezullohet. Ata thane se prokuroret deshtuan te permbushin detyrimet e tyre per te ndare informacionet qe mund te ndihmonin palen mbrojtese.

Manning nuk ka deklaruar ende pozicionin e tij lidhur me 22 akuzat me seriozja nga te cilat eshte ajo se ka ndihmuar armikun.

Avokatet e zotit Manning kane parashtruar nje sfide te vecante per akuzen ndihme ndaj armikut. Avokati David Coombs deklaroi ne nje mocion te pales mbrojtese se klienti i tij shprehimisht ka deklaruar se nuk synonte te ndihmonte ndonje armik te Shteteve te Bashkuara ne shenimet chat online.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›