Francë, Sarkozi jo marrëveshje me Le Pen

Nuk do të ketë asnjë marëveshje me të djathtën ekstreme të Marine Le Pen dhe asnjë ministër të frontit kombëtar, në një qeveri eventuale të ardhshme që mund të drejtohet nga Nicolas Sarkozy. Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti në largim gjatë një interviste të dhënë për radion France Info.
" Megjithatë, refuzoj të demonizoj zgjedhësit të cilët kanë votuar për kandidaten e frontit kombëtar, Marine Le Pen, ka thënë Sarkozi. Le Pen të dielën siguroi 17,90% të votave. "Duhet ti dëgjoj dhe ti kuptoj pa mbyllur veshët – shtoi Sarkozi. Ndërkaq sfidanti socialist në Elize, Fransua Holand, konfirmoi se ka filluar të mendojë të ndërmarë brenda 2013 një reformë konstitucionale për ti dhënë të drejtën e votës, ekstrakomunitarëve në zgjedhjet lokale, një masë e kundërshtuar nga e djathta. Votat e numëruara nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të së dielës në Francë tregojnë se kandidati socialist, Franso Holland, dhe presidenti konservator, Nikolas Sarkozi, do të garojnë në balotazhin e 6 majit. Holland ka fituar 28.63 për qind të votave krahasuar me 27.08 për qind sosh, që kanë shkuar në favor të Sarkozisë. Për të siguruar fitore në raundin e parë, një kandidati i duheshin 50 për qind të votave.
Votimet e së dielës u panë edhe si provë për presidentin Sarkozi, i cili ka mbrojtur punën e tij në këtë post, pavarësisht indikatorëve të zbehtë ekonomikë. Humbja në balotazhin e 6 majit do të bënte që Sarkozi të jetë presidenti i parë francez në 30 vjet që dështon të fitojë mandatin e dytë. Një gjë e tillë po ashtu do t`i jepte Hollandit epitetin e presidentit të parë socialist të Francës, që kur Franso Miterand është larguar nga zyra më 1995.