Presidenti Obama kthehet ne SHBA mbas vizites ne rajonin e Azi-Paqesorit

Presidenti amerikan Barak Obama kthehet sot ne Uashington pas nje turneu nente ditor ne Azi-Paqesor qe e coi ne Hauai Australi dhe Indonezi per takimin e ASEAN-it.
Disa ore para se te nisej me avionin Air Force One nga Bali zoti Obama dhe kryeministri kinez Ven Gjiabao u takuan per te diskutuar ceshtje ekonomike mes te dy vendeve.
Zyrtaret e Shtepise se Bardhe thane se zoti Obama theksoi rendesine e Kines per te rivleresuar monedhen e saj qe Uashingtoni thote se teper e nenvleresuar.
Te dy udheheqesit biseduan gjithashtu per lirine e lundrimit dhe lirine e tregetise ne Detin e Kines se Jugut dhe te zgjidhjes paqesore te mosmarreveshjeve ne ate zone.