E Diel, 1 Nëntor 2026

Trojka europiane zhvillon takime me perfaqesues te politikes greke

Perfaqesues te Komisionit Europian Bankes Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Nderkombetare zhvilluan takime me perfaqesues te koalicionit qeverises grek ne perpjekje per te marre nje marreveshje me shkrim per mbeshtetjen e masave te reja financiare ne vend.

Ata nuk kane komentuar mbas takimeve me ish kryeministrin Papandreu dhe udheheqesin  e krahut konservator Samaras. Situatat ekonomike europiane eshte renduar mbasi edhe vende si Italia apo Spanja kane hyre ne zonen e rrezikut financiar.

Huadhenesit nderkombetare po nxisin krahet  e ndare te politikes greke qe te japin garanci me shkrim se do te mbeshtesin masat e ashpra financiare per te shpetuar ekonomine e vendit.

Udheheqesi i partise konservatore Demokracia e Re ka shtuar ankthin ne Bashkimi Europian duke kundershtuar te nenshkruaj cdo zotim te kesaj natyre.  Ai udheheq nje nga tre partite qe jane ne koalicionin qeverises te udhehequr nga kryeministri Lukas Papadhimos.

Kreu i patise Demokracia e Re Antonis Samaras tha se mbeshtetja e tij per koalicionin qeverises eshte e kushtezuar dhe e perkoheshme.

Ne nuk do te votojme per masat e reja trojka ka thene te njejten gje edhe qeveria e meparshme ka thene po te njejten gje.  Edhe qeveria e re e perseriti dje se masat e reja nuk jane te nevojshme te vendosen ne fund te vitit 2011 apo per 2012. faredo te ndodhe ne nuk votojme per to -tha Samaras te henen.

Perfaqesues te Komisionit Europian Bankes Qendrore Europiane dhe Fondit Monetar Nderkombetare - qe monitorojne situaten financiare ne Greqi u takuan  me zotin Samaras ne Athine mengjesin e sotem.

Udheheqesit e BE jane  te lodhur nga deshtimi i Greqise per te zbatuar piksynimet fiskale dhe jane te frikesuar se politikanet e saj mund te perpiqen qe te levizin nga angazhimet e tyre ndersa afrohen zgjedhjet e hershme sidomos nese Athina merr kestin e pare te huase  prej 8 miliard eurosh sipas planit te ri te shpetimit.

Plani i ri i miratua muajn e kaluar kap vleren e 130 milion eurove dhe nenkupton qe te financoje vendin prej 11 milion banoresh deri ne vitin 2014. Shqetesimi dy vjecar i borxhit grek eshte kthyer ne nje krize te madhe europiane qe kercenon mbijetesen e euros si dhe qendrueshmerine e ekonomise boterore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›