Miratohet marrëveshja për financimin e aksit Tiranë-Elbasan
Komisioni i ekonomisë ka miratuar sot marrëveshjen me qeverisë dhe bankës islamike për zhvillim për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan.
Në mbledhje e parë që pas zgjedhjeve lokale të 8 majit, komisioni i ekonomisë ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës marrëveshjen për financimin e kësaj rruge.
Deputetet socialistë nuk kanë qënë të pranishëm në komisionin e ekonomisë pasi kanë deklaruar se do të bojkotojnë sot, mbledhjet e komisioneve parlamentare, të cilat rinisin punën, pas ndërprerjes më tepër se njëmujore.
Deputetët e PS-së do të protestojnë sot para KQZ-së deri në momentin që ky komision të japë rezultatin përfundimtar për Tiranën.