Presidenti Obama merr vleresime te perziera ne anketat e fundit te opinionit publik

Disa anketa te reja te opinionit publik permbajne lajme te mira dhe te keqija per presidentin Barak Obama perpara zgjedhjeve presidenciale te vitit te ardhshem ne Shtetet e Bashkuara. Korrespondenti i Zerit te Amerikes ne Uashington Jim Malone sjell hollesite.
Anketa e fundit e organizuar nga Reuters dhe Ipsos tregon se amerikanet jane gjithnje e me pesimist mbi te ardhmen e vendit. 63 per qind thane se vendi eshte ne rrugen e gabuar tani nje ngritje prej tre pikesh ne krahasim me muajin e kaluar.
Ne anketen e fundit te organizuar nga Quinnipiac 56 per qind e votuesve nuk jane dakord me menyren e trajtimit te ekonomise nga presidenti Barak Obama ndersa 38 per qind e mbeshtesin ate ne kete ceshtje. Ata jane te ndare gjithashtu ne ceshtjen nese presidenti Obama meriton te rizgjidhet 47 per qind besojne se ai meriton te rizgjidhet por grupi tjeter i votuesve perkatesish 47 per qind e tyre nuk jane dakord se ai meriton rizgjedhjen.
Por ka edhe disa lajme te mira nga anketat e opinionit publik per presidentin. Te dyja anketat tregojne se votuesit ende mendojne se ish-Presidentit George W. Bush eshte me shume pergjegjes per problemet aktuale ekonomike se sa presidenti Obama. Anketa e organizuar nga Quinnipiac ka arritur ne perfundimin se amerikanet i besojne presidentit me shume se sa republikaneve te Kongresit ne trajtimin e ceshtjes se ekonomise megjithese diferenca eshte teper e ngushte.
Peter Brown eshte ndihmes drejtor i Institutit te Anketave ne Universitetin Quinnipiac.
Zgjedhjet presidenciale ne te cilat nje nga kandidatet pjesemarres eshte ne pushtet kane prirje te jene si nje referendum i kandidatit ne pushtet. Gjerat duken mire per presidentin por jo edhe aq mire. Kur i kemi pyetur votuesit nese ai meriton nje mandat te dyte ata ishin te ndare rreth kesaj ceshtje.
Zoti Obama mori edhe disa lajme te mira nga anketa kur ai u krahasua me kandidatet e mundshem republikane per president vitin e ardhshem.
Zoti Brown thote se presidenti ka nje epersi te vogel ndaj ish guvernatori te Masacusetsit Mitt Romney i cili eshte ne krye te listes se kadidateve republikane. Rezultatet e anketes gjithashtu treguan se presidenti Obama ka nje avantazh te madh ndaj kongresistes republikane nga Minesota Michelle Bachmann dhe dy kandidateve te tjere te mundshem ish-guvernatores se Alaskes Sarah Palin dhe Guvernatorit te Teksasit Rick Perry.
Presidenti Obama mbetet ne epersi dhe eshte gjithmone me mire te jesh perpara ne anketat e opinionit publik. Ai eshte perpara zotit Romni me gjashte pike ky eshte rezultat i njejte me anketen qe Quinnipiac organizoi ne muajin qershor. Presidenti Obama ka epersi dyshifrore ndaj guvernatorit Perry kongresistes Bachmann dhe ish-guvernatores Sarah Palin.
Sarah Palin thote se nga fillimi i shtatorit ajo do te njoftoje nese ajo do te kandidoje per president apo jo. Guvernatori Rick Perry eshte duke shqyrtuar mundesine e hyrjes ne fushen e kandidateve republikane por nuk ka thene se kur do ta beje publik vendimin e tij.
Sipas anketes se organizuar nga Quinnipiac Mit Romney udheheq fushaten republikane per president me 25 per qind mbeshtetje i pasuar nga kongresistja Michelle Bachmann me 14 per qind Sarah Palin me 12 per qind dhe Rick Perry me 10 per qind mbeshtetje. Grupi tjeter i kandidateve republikane per president ka regjistruar mbeshtjetje me gjashte per qind ose me pak.
Megjithe avantazhin e Presidentit Obama ne anketat e fundit te opinionit publik anketuesi John Zogby tha se rritja e mbeshtetjes nga publiku qe presidenti mori ne maj pas vrasjes se udheheqesit te al-Kaides Osama Bin Laden eshte zbehur ne mase te madhe duke pergatitur terrenin per nje gare shume konkurrente per rizgjedhjen e tij vitin e ardhshem.
Ai e ka humbur ndikimin e fituar nga vrasja e Bin Ladenit se paku ne planin afatshkurter. eshtja e papunesise nuk eshte duke u permiresuar. Njerezit jane shume te frikesuar. Ai duhet te fitoje perseri mbeshtejtjen e votuesve te pavarur dhe ne te njejten kohe duhet ta ktheje energjine ne bazen e tij qe dikur ishte solide dhe ne mesin e saj kishte zezaket hispaniket te rinjte dhe keshtu me radhe.
Presidenti gjithashtu mori nje lajm te mire ne frontin e fushates ne lidhje me mbledhjen e fondeve. Fushata e tij mblodhi fonde me vlere 86 milione dollare gjate tre muajve te fundit ndersa pretendentet republikane per president njoftuan ngritjen e nje shume totale prej rreth 35 milione dollaresh.
Ne mesin e kandidateve republikane Mit Romney ka ngritur me shume fonde duke mbledhur me shume se 18 milione dollare ne muajt e fundit. Edhe ne garen republikane te vitit 2008 Mit Romney kryesonte me sasine me te madhe te fondeve por ne fund pesoi humbje nga senatori John McCain.