Tirane Opozita shqiptare me nje kurs te ri politik
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi se deputetet e opozites nuk kthehen ne parlament para muajit shtator. Ai theksoi se ne sezonin e ri politik opozita do te shtoje veprimtarine e saj edhe me tubime protestash edhe brenda ne parlament per te afruar ardhjen e saj ne pushtet. Zoti Rama tha ne nje bisede tek televizioni Top Channel se dialogu pozite - opozite duhet ti shmanget formalizmave dhe duhet garantuar nga perfaqesues nderkombetare dhe ketu ai perfshiu edhe miratimi i ligjeve me 3/5 te votave ne parlament.
Kryetari i Partise Socialiste foli per nje kurs te ri te opozites qe do te sjelle fitoren e saj ne zgjedhjet e ardhshme. Zoti Rama tha se Shqiperia ka nevoje per vlerat e demokracise europiane te cilat sipas tij mbrohen nga opozita dhe shkelen nga maxhoranca.
Partia Demokratike i ka bere thirrje opozites qe te kthehet ne parlament dhe ti jape fund bojkotit te padobishem per te miratuar se bashku reformat europiane ne shume fusha. Maxhoranca i kerkoi opozites qe te pranoje vendimet e gjykatave shqiptare mbi zgjedhjet vendore dhe te nisin se bashku reformen zgjedhore. Pas 2 vjetesh mosnjohje te rezultateve te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009 opozita ka nisur kundershtimin edhe te rezultateve te zgjedhjeve vendore sidomos per kryeqytetin ku kandidoi kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Socialistet pohojne se kundershtimet e tyre nuk kane te bejne me postin e kryetarit te bashkise por me funksionimin e demokracise dhe institucioneve shqiptare ne pergjithesi.