U percoll per ne banesen e fundit Dom Simon Jubani
Sot ne mesdite u percoll per ne banesen e fundit Dom Simon Jubani kleriku katolik qe u shnderrua ne simbol te qendreses antikomuniste dhe perpjekjeve per rifitimin e lirive fetare ne Shqiperi. Trupi i tij u vendos ne varrezat katolike te Rrmajit pikerisht atje ku ai me 4 dhe 11 nentor te vitit 1990 se bashku me banoret e Shkodres sfidoi rregjimin komunist te kohes duke mbajtur meshen e pare publike pas disa dekadash persekucioni komunist ndaj klerit dhe fese.
Pas dy dite homazhe te mbajtura ne sallen Kardinal Koliqi te kishes katedrale te Shkodres sot ne mesdite trupi i pajete i klerikut te njohur dom Simon Jubani u percoll per ne banesen e fundit ne Varrezat e Rrmajit ne qytetin e Shkodres.
Ne meshen per shpirtin e dom Simon Jubanit te mbajtur paradite ne Katedralen e qytetit morren pjese besimtare te shumte autoritetet vendore perfaqesues te Presidences dhe Qeverise si dhe drejtues te opozites.
Mesha u udhehoq nga meshtare te shumte nga Arqipeshkvija e Shkodres si dhe kishat shqiptare ne Mal te Zi Kosove dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Duke folur ne pretkun e meshes Arqipeshkvi i Shkoder-Pultit imzot Engjell Masafra vleresoi qendresen antikomuniste te dom Simon Jubanit perpjekjet e tij per rifitimin e lirive fetare ne Shqiperi si dhe qendrimin e fort kritik ne mbeshtje te lirise se besimit dhe proceseve demokratike.
Per te gjithe ne dom Simoni ishte mjaft radikal. Po ai kerkonte me te miren per kishen. Donte qe kisha te ishte zeri i nevojtareve dhe te shtypurve donte qe te gjithe kleriket te mos i nenshtroheshin terrorit apo privilegjeve qe pushetet e rrejshme te kesaj bote mund ti japin kishes ne kembim me zerin e saj shpirteror e moral. Kishte te drejt.
Permes telegrameve te ngushellimit figura e dom Simon Jubanit u vleresua sot edhe nga Ati i Shenjte Presidenti i Republikes dhe Kryeministri i Shqiperise. Dom Simon Jubani vleresohet edhe nga qytetare te shumte me nje pjese prej te cilei ai punoi me vendosmeri per ti hapur rrugen lirive fetare dhe proceseve demokratike ne Shqiperi.
Shoqeruar nga nje kortezh i gjate trupi i pajete i klerikut katolik dom Simon Jubani u vendos ne mesdite ne Varrezat katolike te Rrmajit ne qytetin e Shkodres pikerisht ne vendin ku 21 vite me pare ne nentor te vitit 1990 se bashku me mijra banore te Shkodres ai sfidoi rregjimin komunist te kohes duke mbajtur meshen e pare publike pas ndalimit te dhunshem prej disa dekadash qe diktatura komuniste u beri lirive fetare ne Shqiperi meshe qe e shnderroi ate ne nje symbol te qendreses antikomuniste.