E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama ne Havai viziton trupat e marines amerikane

Presidenti Barak Obama i kaloi Krishtlindjet ne Havai se bashku me familjen. Ai e shfrytezoi kete rast per te vizituar trupat amerikane ne bazen ushtarake te Havait. Edhe vitin e kaluar cifti Obama vizitoi te njejten baze te marines amerikane.

Presidenti Obama e konsideron Havain si shetin e tij ngaqe ai atje ka jetuar bashke me gjysherit e tij nga nena. Zoti Obama dhe Zonja e Pare u bene thirrje amerikaneve te ndihmojne personelin ushtarak dhe familjet e tyre sidomos gjate festave kur ndarja nga familja eshte me veshtire.

Zonja e Pare tha se nje pako ndihmash apo thjesht nje falenderim eshte nje dhurate e rendesishme per pjestaret e ushtrise. Pervec vizites ne bazen ushtarake familja Obama nuk eshte shfaqur ne syte e publikut.

Presidenti e ka kaluar kohen ne fushen e golfit dhe ne palester me miq te vjeter dhe familjare dhe duke shetitur ne bregdet me vajzat e tij. Familja Obama pritet te qendroje ne Havai deri me 2 janar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›