E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shugurohet peshkopi i kishes serbe ne Prizren

Ne Prizren sot eshte shuguruar peshkopi i kishes ortodokse serbe Teodosije. Shugurimi i tij eshte bere ne kishen e Shen Gjergjit ne Prizren ne nje ceremoni te posacme ne te cilen morrin pjese kreu i kishes ortodokse serbe Patriarku Irinej si dhe perfaqesues te qeverise se Serbise.

Forcat e KFOR-it dhe te policise se Kosoves jane kujdesur per sigurine gjate ceremonise ne te cilen kane marre pjese mbi nje mije besimtar serb por edhe perfaqesues institucionesh nderkombetare.

Shugurimi i Peshkopit Teodosije pasoi shkarkimin nga ky post te ish peshkopit Artemije i cili ishte akuzuar nga autoritete e kishes serbe per keqperdorim te pozites se tij. Ne vitin 1999 ai e kishte vendosur seline e dioqezes Rashke-Prizren ne manastirin e Gracanices.

Ceremonia ka kaluar pa ndonje incident ndersa gjate saj patriarku serb Irinej ka terhequr vemendjen ne sic ka thene ai problemeve me te cilat perballen pjesetaret e komunitetit serb. Ai ka pervijuar edhe ceshtjet e raportit te te derguarit te Keshillit te Evropes Dick Marty i cili nxiti zemerim ne Kosove me akuzat e tij ndaj kryeministrit Hashim Thaci si kreu i nje grupi kriminal i lidhur me trafikimin e organeve te marra nga serbet qe mbaheshin te burgosur gjate konfliktit ne Kosove.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›