E Diel, 1 Nëntor 2026

Izraeli i shqetesuar per bisedimet e paqes frike per njohjen e Palestines

Tel-Aviv 26 dhjetor NOA - Shqetesimin e tij per bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Palestines e shprehu sot edhe ministri izraelit i Tregetise Ben Eliezer. Sipas tij kohezgjatja e bisedimeve deri ne dhjetor te vitit 2012 mund te beje qe disa vende perfshire edhe shtetet e Bashkuara te Amerikes ta njohin Palestinen si shtet sovran. Deklarata e ministrit izraelit te Tregetise vjen ne nje kohe kur vende si Brazili Bolivia Argjentina apo Uruguaji jane shprehur hapur pro njohjes se shtetit palestinez sipas kritereve te percaktuara qe ne vitin 1967.

Vete Izraeli synon te pranoje sovranitetin e Palestines ne fund te bisedimeve per paqen te cilat kane nisur ne vitin 1991.

Sipas analisteve kjo vonese mund te jete e rrezikshme per Izraelin pasi shume shtete jane angazhuar ta njohin Palestinen si shtet i pavarur.

Njeheresh autoritetet palestineze kane nisur hapjen e perfaqesive diplomatike ne disa vende si Norvegjia Portugalia Spanja dhe Franca.

Nderkohe me heret u mesua se Izraeli nuk pranon te kerkoje falje.

Ministri i Jashtem izraelit Avigtor Liberman beri te qarte sot se Izraeli nuk do te kerkoje falje nga Turqia per vrasjen e nente qytetareve turq pas sulmit te forcave speciale izraelite ne nje anije turke e cila po transportonte ndihma humanitare per te pastrehet ne Rripin e Gazes me 31 Maj te ketij viti.

mit/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›