Presidenti Obama nenshkruan pakete 14 miliard dollareshe per sigurine sanitare te ushqimit
Presidenti amerikan Barak Obama ka nenshkruar nje ligj qe ndan 14 miliard dollare per reformimin e sistemit te sigurise sanitare te ushqimit me gjithe kritikat e disa ligjvenesve rreth nevojes dhe shpenzimeve te mases.
Ligji i ri i jep qeverise me shume kompetenca per te inspektuar uzinat e prodhimit dhe perpunimit te ushqimit ne Shtetet e Bashkuara dhe jashte vendit. Njeheresh i jep qeverise te drejten edhe per te larguar artikujt nga tregu. Sipas rregullave te deritanishme qeveria lejohet vetem te kerkoje terheqjen nga tregu te ushqimeve.
Sipas rregullores se re fermat e medha dhe prodhuesit e ushqimit do te detyrohen te krijojne plane te hollesishme per kushtet sanitare te ushqimit dhe te mbajne shenime ne menyre qe qeveria te jete ne gjendje te percjelle artikujt ne rast te terheqjes se tyre nga shitja. Edhe ushqimet e importuara do te perballen me kufizime me te ashpra.
Disa republikane qe kontrollojne Dhomen e re te Perfaqesuesve thone se do ta shqyrtojne me kujdes masen para se te miratojne financimin e saj. Ata thone se legjislacionit do ti duhet te garoje per para me nje mori perparesish tjera.
Presidenti Obama po perballet me nje Kongres te ndare. Dega ligjvenese mblidhet te merkuren ndersa republikanet marrin kontrollin e Dhomes se Perfaqesuesve dhe demokratet mbajne shumicen ne Senat ndonese kane humbur disa vende ne kete organ.