Australia nen ankthin e shirave

Përmbytjet në Australi kanë arritur një nivel më pak të rrezikshëm se ai i prituri gjatë ditës së sotme, por rreshje të reja të shiut mund të përkeqësojnë shumë shpejt situatën, informuan mediat e kontinentit.
Lumi Fitzroi, i cili përshkron qytetin më të prekur të Rokhemptonit është aktualisht në nivelin e 9,2 metrave mbi shtratin e zakonshëm, ndërsa parashikimet prisnin të ishte edhe 20 centimetra më i lartë.
Megjithatë, nuk ka kohë për të festuar pasi shërbimet meteorologjike paralajmërojnë se ditë të reja të mbushura me rreshje shiu janë duke ardhur. Më shumë se 40 qytete janë prekur në një zonë me madhësinë e Francës dhe Gjermanisë marrë bashkë, duke shkaktuar deri tani tre të vdekur dhe të paktën 5 miliard dollarë dëme.