Kongresi i ri amerikan filloi sot punimet

Sot fillon punimet kongresi i ri amerikan ku dhjetra anetare te sapo zgjedhur jane angazhuar te shfuqizojne ose te ndalojne zbatimin e pjeses me te madhe te programeve te presidentit Barak Obama. Kongresi i ri kete here eshte i ndare ku republikanet Dhomen e Perfaqesuesve ndersa demokratet kontrollojne Senatin. Sic vihet ne dukje ne materialin ne vazhdim miratimi i projekt-ligjeve ne nje legjislature te ndare do te kerkoje kompromise dicka e ralle ne Uashington ne nje kohe ndarjesh te thella partiake e ideologjike.
Shumica republikane ne Dhomen e Perfaqesuesve e ka bere tashme te ditur ceshtjen e pare ne rendin e dites shfuqizimi i arritjes kryesore te Presidentit Obama ligji i kujdesit shendetsor.
Ja se cdo te ndodhe Si pjese e zotimit tone ne thame se do te hedhim ne vote shfuqizimin e ligjit per kujdesin shendetsor tha republikani Fred Upton.
Tim Scott nga Karolina e Jugut eshte pjese e nje grupi te madh ligjvenesish republikane perkrahes te politikave fiskale konservatore te vendosur te mbajne zotimin qe i dhane elektoratit te tyre.
Elektorati kerkon nje Kongres qe u pergjigjet shqetesimeve te popullit. Kjo eshte ceshtja thelbesore. Ata jane te lodhur nga shpenzimet pa kufi dhe kerkojne shfuqizimin e ligjit te kujdesit shendetsor i nenshkruar nga presidenti Obama.
Vetem Dhoma e Perfaqesuesve nuk mund ta shfuqizoje kete ligj por mund te detyroje shkurtimin e shpenzimeve duke penguar financimin e ketij ligji dhe te programeve te tjera qeveritare.
Populli amerikan na zgjodhi per ne Kongres me udhezime te qarta qeveria te zvogelohet dhe jo te zmadhohet tha kongresmenja e sapozgjedhur republikane Kelly Ayotte. Ndaloni shpenzimin e fondeve qe nuk i kemi per programe qe nuk funksionojne.
Debate te ashpra priten lidhur me perpjekjet federale per te stimuluar ekonomine amerikane dhe nese duhet ngritur apo jo tavani i borxhit te Amerikes per te financuar shtimin e borxheve federale qe te mbulohet deficiti federal prej nje trilion dollaresh.
Mungesa e bashkepunimit partiak dhe ideologjik mund te arrije nivele edhe me te larta.
Une kam qene ne Uashington per 41 vjet thote analisti Norman Ornstin dhe jam angazhuar ne politikat e ndjekura ne Kongres dhe kurre nuk e kam pare kaq keq.
Analisti i Kongresit Norman Ornstein ve ne dukje se demokratet dhe republikanet e qendres nuk ekzistojne me ne Kongres duke zgjeruar keshtu ndarjet ideologjike mes dy partive dhe kjo mund te rezultoje ne nje ngerc politik.
Parashikoj shume perplasje. Nuk kam shume shpresa qe ky Kongres do te zgjidhe problemet e as ti debatoje ato me seriozitet.
Demokratet kane nje mesazh per koleget e tyre te rinj republikane ekziston nje dallim i madh mes hedhjes se batutave ideologjike gjate fushates dhe qeverisjes se vendit.
Kjo eshte puna jone e re. Duhet te paguajme per sigurimet shoqerore dhe per kujdesin shendetesor per te moshuarit tha kongresmeni demokrat nga Nju Jorku Anthoni Uiner.
Ne vitet 1980-te Presidenti Ronald Reagan arriti me sukses te shkurtonte taksat dhe te shtonte ndjeshem shpenzimet e mbrojtjes megjithese Dhoma e Perfaqesuesve e kontrolluar nga demokratet ishte ne pergjithesi kunder programeve te tij. Dhe nga fundi i viteve 1990-te Presidenti Bill Clinton arriti te punonte me Kongresin e kontrolluar nga republikanet per te reformuar programet e sigurimeve shoqerore.
Presidenti Obama thote se deshiron te bashkepunoje me te dyja partite ne menyre qe Shtetet e Bashkuara te futen ne rrugen e rimekembjes me te mire ekonomike. Vezhguesit politike thone se kompromiset shoqerohen me rreziqe te mundshme si dhe shperblime per cdo person te angazhuar ne kete proces.