E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama paralajmeron kunder perseritjes se perplasjeve per kufirin e borxhit

Zyrtaret e Shtepise te Bardhe thote se Presidenti Barak Obama i ka paralajmeruar ligjvenesit e te dy partive kryesore politike demokratet dhe republikanet se perseritja e qendrimit te vitit te kaluar ndaj ngritjes se nivelit te borxhit te Shteteve te Bashkuara eshte e papranueshme. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Kent Klain na informon nga Shtepia e Bardhe ku presidenti u takua me udheheqesit e Kongresit.

Zoti Obama u tha ligjvenesve kryesose demokrate dhe republikane se nuk do te toleroje nje tjeter beteje lidhur me ngritjen e kufirit te borxhit te vendit beri te ditur sekretari i Shtypit te Shtepise se Bardhe Xhei Karni.

Ne nuk do ti rikthehemi perplasjes per kufirin e borxhit si ne gusht te vitit te kaluar. Nuk eshte aspak e pranueshme qe te mbahen peng ekonomia amerikane dhe ekonomia boterore nga ideologjia e nje partie.

Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Xhon Bojner tha te marten se nuk do te lejojne ngritjen e kufirit te borxhit pa marre masa te forta per uljen e shpenzimeve qeveritare dhe pa reformuar procesin buxhetor.

Tani ne nuk duhet  ta shperfillim kufirin e borxhit. Ne fakt ne duhet ta mirepresim. Ky eshte nje zhvillim i detyrueshem ne nje qytet qe eshte famekeqe per mungesen e veprimit.

Kongresi miratoi ligjin gushtin e kaluar per ti lejuar qeverise marrjen e huave me te medha vetem disa ore para se te skadonte afati qe do ti linte Shtetet e Bashkuara ne pamundesi per te paguar kestin e borxhit. mimet e aksioneve rane dhe nje agjenci e madhe e vleresimit te aftesise se vendeve per te paguar borxhet uli graden e kreditit te Shteteve te Bashkuara per here te pare.

Kete vit keshillataret nga te dy partite presin qe debati per kufirin e borxhit te shtyhet deri pas zgjedhjeve te nentorit.

Para se te takohej me ligjvenesit Presidenti Obama foli me disa pronare biznesesh  ne nje restorant sanduicesh ne Uashington. Ai tha se Kongresi duhet tu jape 10 kredi taksash bizneseve qe krijojne vende te reja pune apo ngrene rrogat kete vit.

Ky eshte nje shembull se cfare duhet te beje Kongresi tani per te ruajtur ritmin e tanishem qe ju keni ndertuar vete. Na mbetet te shikojme nese Kongresi eshte i predispozuar te veproje . Kjo eshte pjeserisht arsyeja se pse ne duan  ti sjellim gjithe keta njerez ketu pikerisht per tu thene shtrojuni punes.

Zoti Obama u tha gazetareve se ekonomie po permiresohet por ende mbetet shume per tu bere. Ai tha se rimekembja po pengohet nga shkalla e larte e papunesise tregu ende i veshtire i shtepive dhe pasiguria ekonomike ne Evrope. Presidenti tha se plani i tij ekonomik nese miratohet do te ndihmonte ne kapercimin e ketyre pengesave.

Le te veprojme per te pershpejtuar dhe ruajtur ritmin e rritjes ekonomike. Kemi mjaft kohe per te bere fushate dhe politike. Por le te sigurojme ritmin e tanishem dhe te mos lejojme ngadalesimin e tij  kur shume njerez si keta jane mjaft optimiste dhe gati per veprim.

Shkurtimet e taksave qe ka propozuar presidenti per bizneset e vogla jane pjese e listet se gjera qe duhet te beje Kongresi sic shprehet zoti Obama. Ne te perfshin gjithashtu propozime pre te ndihmuar pronaret e shtepive te rifinancojne huate me interesa me te ulta dhe te krijohet nje agjenci per te punesuar veteranet e ushtrise.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›