E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama perballet me kritika per aftesite e tij udheheqese dhe per ekonomine

Gjate kesaj jave kur tregjet e aksioneve kane perjetuar luhatje te medha dhe paqendrueshmeri presidenti Obama u perball me kritika mbi aftesite e tij udheheqese dhe politikat ekonomike. Disa nga kritikat erdhen nga  kandidatet republikan per president nga disa analiste te shquar dhe nga dy figura te njohuar afrikano-amerikane. Korrespondenti i Zerit te Amerikes ne Shtepine e Bardhe Dan Robinson sjelle hollesi.

Kritikat e fuqishme ne adrese te zotit Obama kane ardhur ne vazhden e kompromisit te veshtire te tij me republikanet per nje paket 2.4 trilion dollaresh per uljen deficitit dhe borxhit si dhe nga luhatjet e medha ne tregun e aksioneve pas uljes se klasifikimit te kreditit amerikan nga nje agjenci kryesore te vleresimit te kreditit.

Kritika po perqendrohen ne ate qe shumica e ekonomisteve tani jane dakord perkatesisht faktin se paketa e ndihmes financiar prej 800 miliarde dollaresh e presidentit e miratuar nga Kongresi dy vjet me pare ne pergjigje te krizes financiare dhe recesionit ishte e pamjaftueshme per te nxitur rritjen e vendeve te punes dhe rimekembjen ekonomike.


Nga radhet e kandidateve republikane per zgjedhjet e vitit 2012 ish guvernatori i Massachusetsit Mitt Romney po perdor nje gjuhe gjithnje e me e ashper kunder presidentit te cilit sipas zotit Romni i mungon pervoja.
Mit Romney u shpreh keshtu ne debatin e zhvilluar te ejten mes kandidateve republikane ne Iowa.


Une nuk jam dakord me ate qe ka ofruar Barak Obama.  Po te isha president une nuk do te beja ato qe jane bere deri tani.
Disa nga vleresimet me te ashpera kunder zotit Obama kane ardhur nga disa analist te shquara te gazetave te cilet i kane vene ne pikepyetje aftesite e presidentit per te udhehequr.

Profesori i njohur i Universitetit Princeton Cornell West ka ngjallur polemika ne fillim te ketij viti duke thene se zoti Obama ishte ne rrezik per te qene nje kukull e zeze e oligarkeve te Wall Street-it.

I pyetur per keto kritikat gjate nje konference per shtyp te koheve te fundit zedhenesi i Shtepise se Bardhe Jay Carney tha se presidenti Obama mbetet i fokusuar jo vetem ne permiresimin e ekonomise ne pergjithesi por edhe per ata qe po vuajne me shume nga gjendja e ekonomise.


Presidenit eshte perqendruar ne cdo amerikan i cili po vuan ne keto kohe te turbullta ekonomike dhe politikat qe ai ka perkrahur marrin parasysh shume seriozisht ata qe jane ndikuar nga gjendja ekonomike.


Pavaresisht nga kritikat nga dy figura te njohura te afrikano-amerikaneve mbeshtetja per zotin Obama ne mesin afrikano-amerikaneve ne pergjithesi mbetet e fuqishme edhe pse disa sondazhe te fundit tregojne shenja se nje mbeshtetje e tille mund te jete dobesuar.
Gjate vizites ne nje fabrike te baterive ne Michigan kete jave ai u kerkoi amerikaneve te ushtrojne trysni ndaj perfaqesuesve te tyre ne Kongres qe ata te ndalojne sic tha ai retoriken partiake dhe bllokadat politike te cilat kane demtuar besimin e publikut.


Ju duhet tu thoni atyre mjaft me lojerat politike  filloni miratimin e ligjeve qe do te ndihmoje ekonomine tone tani. Kjo eshte ajo qe ata duhet te bejne ata duhet te ju degjojne ju.


Javen e ardhshme presidenti do te udhetoj ne Minesota Iowa dhe Illinois ku do te bisedoje me qytetaret per gjendjen e ekonomise amerikane.


Pas kthimit te tij nga ky udhetim presidenti se bashku me familjen e tij do te filloj pushimet 10 ditore ne vreshtin Martha ne Massachusetts.


Ne nje kohe kur vendi po perpallet me paqendrueshmeri financiare shkaurja e presidentit ne pushime mund te jape nje pershtypje te gabuar. Por zedhenesi i Shtepise se Bardhe Jay Carney u tha gazetareve kete jave se amerikanet nuk do tia permendin zotit Obama ditet qe ai kaloi me familjen e tij duke shtuar se ne realitet nuk ka gje te tille si nje pushim presidenciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›