Qeveria italiane miraton masa shtrenguese per balancimin e buxhetit

Qeveria e Italise ne nje perpjekje per te balancuar buxhetin e saj ne dy vjet ka miratuar shkurtime te medha te buxhetit te kerkuara nga Banka Qendrore Evropiane megjithe kundershtimin e forte nga udheheqesit rajonale te cilet thone se masat do te demtojne te varfrit.
Pjesemarresit ne mbledhjen e kabinetit thane se masat shtrenguese perfshijne shkurtime me vleren 20 miliard euro per vitin e ardhshem dhe 25 miliard euro per vitin 2013.
Paketa e re ka per qellim balancimin e buxhetit te Italise deri ne vitin 2013 nderkohe qe ne kembim te kesaj Banka Qendrore Evropiane do te mbeshtese bonot e thesarit te Italise. Normat e interesit te bonave te thesarit u rriten javen e kaluar duke rritur friken e investitoreve se Italia mund te detyrohet te kerkoje ndihmen nderkombetar per te zgjidhur problemin e borxhit.
Ministri italian i financave kete jave ka thene se borxhi qe tani ka arritur ne kuoten 120 per qind te prodhimit te brendshem bruto eshte i jashtezakonshem dhe tregon se ligjet aktuale te buxhetit nuk jane duke funksionuar.
Nderkohe tregjet e aksioneve ne Evrope u rriten te premten per te dyten dite me radhe nderkohe qe edhe ne Shtete e Bashkuara tregjet e aksioneve shenuan perparime.