E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqize Grevistet takohen me drejtorin e kompanise ACR

Takimi midis perfaqesuesve te greves se urise dhe drejtorit ekzekutiv te kompanise ACR u zhvillua sot per disa ore ne Tirane por nuk u mbyll me ndonje marreveshje lidhur me kerkesat.

Takimi u zhvillua per afro 3 ore ne restorantin Friends prane ministrise se punes ne rrugen e Kavajes pa pranine e mediave dhe pa pranine e kryetarit te Konfederates Sindikale te Shqiperise. Ishte vetem drejtori dhe nje perfaqesi prej 6 punetoresh sindikaliste.

Takimi shenoi nje perparim shume te mire dhe zhvilluam diskutime shume te mira. Ishte nje takim i mire - u tha mediave pas takimit drejtori ekzekutiv i kompanise ACR Giga Bedineishvili. - Mendoj se ne kete pike nuk ka nevoje per ndermjetesues. Ne dhe punetoret jemi perfshire ne nje dialog shume te mire dhe shpresojme se do te arrijme nje zgjidhje shume shpejt - tha zoti Bedineishvili.

Ndersa minatoret thane pas takimit se i parashtruan drejtorit ekzekutiv te ACR kerkesat e greves se tyre dhe ai u premtoi se do tu kthente pergjigje shpejt sapo ti diskutonte ato me bordin drejtues te kompanise. Sindikalisti Kujtim Bushi tha se drejtori i ACR degjoi gjate dhe mori shenim kerkesat diskutoi me perfaqesuesit e punetoreve por asgje nuk eshte zgjidhur dhe ne jemi ne po ate gjendje. Nuk kam se cfare te deklaroj se ai tha qe do te na ktheje pergjigje me vone pasi te flaes edhe me bordin. Mbetemi ne pritje te pergjigjes se tyre.

Sindikalistet pohuan se do ta vazhdojne greven e urise ne galerite e minieres se kromit ne Bulqize derisa te kete takim tjeter me drejtuesit e kompanise dhe nje pergjigje te pranueshme per kerkesat e grevisteve.

Ata po mbyllin sot diten e 19 te greves se urise duke kerkuar rritje pagash 20-40 per qind kushte me te mira pune dhe sigurie ne miniere si dhe investimet e premtuara per modernizimin e saj. Jozyrtarisht mesohet se ata do te zevendesojne 3 greviste qe jane ne gjendje te rende shendetesore me 3 punetore te tjere dhe shume te tjere shprehen gadishmerine qe te perfshihen ne greve ne faza te ndryshme. Miniera e kromit ne Bulqize ka 700 punetore dhe ata se bashku me familjaret krahas greves po zhvillojne tubime te perditshme proteste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›