Presidenti Obama përfundon vizitën në Ganë

Presidenti Barak Obama përfundoi vizitën në Ganë me një ndalesë në kështjellën nga ku dikur mijëra afrikanë dërgoheshin si skllevër në Amerikë.
Presidenti dhe familja e tij vizituan Kështjellën e Kepit Bregdetar, që ishte kthyer në qendër për tregëtinë e skllevërve nga britanikët në shekullin e 17-të.
Duke folur më pas me gazetarët, Presidenti Obama tha se kështjella i kujtoi vizitën në një kamp përqendrimi gjerman të Luftës së Dytë Botërore. Ai tha se të dyja vizitat e bënë të mendojë mbi aftësinë e njeriut për të qenë djallëzor. Ai tha se ishte veçanërisht e rëndësishme për vajzat e tij që të shihnin qendrën e skllevërve dhe të kuptonin se si historia mund të marrë kthesa mizore.
Po sot, Presidenti parashtroi politikën e administratës së tij për Afrikën me një fjalim që mbajti në Akra para parlamentit të Ganës.
Vizita e zotit Obama në Ganë ishte ndalesa e fundit e tij në turneun thuajse një-javor jashtë vendit.