Emigrantët dyndje për karta e pasaporta

Edhe pse emigrantet shqiptarë nuk janë prekur nga sanksionet që ka vënë qeveria shqiptare për të aplikuar për kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike, siç duket ata janë të interesuar të pajisen me këto dokumente . Siç ka njoftuar Ministria e Brendshme, për emigrantët nuk ka afate të rrepta se deri kur duhet të aplikojnë por nëpër njësitë bashkiake të kryeqytetit vihet re një fluks i madh aplikimesh nga emigrantët shqiptarë. Punonjëset e minibashkive theksojnë se këto ditë ata që kanë aplikuar më shumë për kartat e identetit dhe pasaportat e reja biometrike janë emigrantët shqiptarë të kthyer për pushime në Shqipëri . Pasaportat biometrike, heqja nga qarkullimi i certifikatave si mjet identifikimi dhe zëvendësimi i tyre me kartat e identitetit duket se do të jenë një lehtësi e madhe për emigrantët shqiptarë.