Gjykimi i të miturve, Topi dekreton krijimin e seksioneve penale
Firma e Presidentit të Republikës Bamir Topi në dy dekrete të një pas njëshme ndan kopetencat territoriale të gjykatave te apelit dhe të senksioneve penale për të miturit. Më në fund përcaktohet se si do të gjykohen të miturit dhe në kë sallë gjyqësore do të marrin vendimin për krimin për të cilin akuzohen. Sipas dekretit të parë seksionet penale për gjykimin e të miturve krijohen në gjykatën e Tiranës e cila ka për kompetencë tokësore edhe Dibrën, Krujën, Kurbinin, Matin. Gjykata e Durrësit ka për kopetencë Kavajën. Shkodra ka koptencë territoriale Lezhën, Kukësin, Pukën dhe Tropojën. Ndërsa gjykata e Vlorës, me kompetencë tokësore ka Beratin, Fierin dhe Lushnjen. Korça mbulon Pogradecin. Gjykata e Gjirokastrës ka kompetencë tokësore Përmetin dhe Sarandë. Seksioni i të miturve është krijuar edhe në gjykatën e Elbasanit e cila mbulon vetëm këtë rreth. Por veç këtyre me dekret te kreut të shtetit gjykatat e apelit organizohen në 6 zona ku qendar e tyre jën në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër.