Presidenti Obama pergatitet te prezantoje nje plan te ri per uljen e papunesise

Presidenti Barak Obama do te dale te enjten e ardhshme para Kongresit me nje fjalim qe do te transmetohet ne shkalle kombetare ku ai do te prezantoje nje plan te ri per ekonomine amerikane. Sic njofton korrespondenti Kent Klein shanset e presidentit per tu rizgjedhur mund te varen pikerisht nga rezultati i ketij plani
Nderkohe qe vazhdon amullia ekonomike dhe papunesia luhatet ne 9 per qind Presidenti Obama tha ditet e fundit se do te prezantoje nje plan per te hapur vende te reja pune.
Do te prezantoj nje numer hapash qe mund te ndermarre menjehere Kongresi per tu lene me shume para ne dore familjeve te klases se mesme dhe per tua bere me te lehte bizneseve te vogla te punesojne njerez te angazhojne ekipet e punes per te rindertuar rruget hekurudhat dhe aeroportet dhe masa te tjera qe ndihmojne per rritje ekonomike.
Anketat e fundit tregojne se mbeshtetja e publikut per punen qe po ben presidenti ka rene ne afro 44 per qind nder me te uletat gjate mandatit te tij. Afro 2/3 e te anketuarve thone se jane te pakenaqur nga menyra se si presidenti ka reaguar ne pergjigje te problemeve ekonomike.
Si rezultat anketa te tjera tregojne se presidenti mund ta kete te veshtire te rizgjidhet ne nentor 2012.
Pjeserisht si rezultat i shqetesimeve politike ka pasur pikepamje te ndryshme nga stafi i Presidentit dhe analiste politike lidhur me intensitetin e politikave qe duhet te propozoje zoti Obama per te hapur vende te reja pune.
Zyrtaret e Shtepise se Bardhe sipas burimeve te brendshme po shqyrtojne programe ri-kualifikimi per individe qe kane qene pa pune per nje kohe te gjate ulje taksash per amerikanet me te ardhura mesatare dhe lehtesime taksash per bizneset qe marrin njerez ne pune. Programi mund te perfshije edhe shpenzime te reja per te rindertuar shkolla ura rruge dhe objekte te tjera te infrastruktures.
Po ashtu zoti Obama pritet te vazhdoje presionin ndaj Kongresit per te miratuar marreveshje te tregtise se lire me Panamane Kolumbine dhe Korene e Jugut.
Presidenti dhe ndihmesit e tij e cilesojne planin si nje nisme e arsyeshme qe duhet te perqafohet nga republikanet e opozites.
Keto jane ide qe perqafohen nga te dyja partite propozime qe duhet te gjejne mbeshtetje nga kushdo pavaresisht nga perkatesia politike. Shpresoj se do te arrijme te veme interesat e vendit para atyre partiake dhe te realizojme dicka per popullin amerikan.
Por republikani Xho Uolsh i shtetit Ilinoi thote se nuk ka gjasa qe presidenti te prezantoje ndonje ide qe mund te gjeje mbeshtetjen e republikaneve si ai vete.
Pergjithesisht mendoj se do te jene masa te reja per stimulimin e ekonomise shpenzime te reja qeveritare huamarrje te reja nga qeveria me idene per te nxitur ekonomine qe kane deshtuar prej 3 vjetesh. Na duhet e kunderta e asaj qe ka bere presidenti jo me te njejtat politika.
Pritet qe republikanet te flasin pro idese se uljes se taksave dhe ngrirjen e disa rregulloreve qeveritare mbi bizneset.
Duke qene se nuk pritet qe republikanet ta mbeshtesin planin e zotit Obama disa analiste thone se Presidenti duhet te propozoje masa ambicioze. Larry Sabato eshte drejtor i Qendres per Politika ne Universitetin e Virxhinias
Presidenti ndoshta do te bente mire te tregohej shume agresiv pasi fakti eshte qe nuk ka per te marre miratim pavaresisht cfare propozimesh ben. Prandaj do te bente mire te dilte me nje plan grandioz qe do te kishte ndikim te madh po te miratohej nga republikanet. Por te gjithe e kane te qarte se ska per te arritur gje.
Disa analiste ne Uashington e konsiderojne kete fjalim si me te rendesishmin e karrieres se Presidentit Obama. Por analisti Sabato thote se fati i presidentit ne zgjedhjet e 2012 do te varet nga gjendja e ekonomise.
E vetmja gje qe do e ndihmonte presidentin te rizgjidhej do te ishte permiresimi i ekonomise jo fjalimet per permiresim.
Zyra per Menaxhim dhe Buxhet e administrates Obama ka parashikuar se ritmet e papunesise do te vazhdojne te luhaten tek 9 perqindshi edhe gjate vitit tjeter. Megjithate zedhenesi i Presidentit Obama Xhej Karni ka thene se miratimi i planit te zotit Obama per punesimin do te ndihmoje ne uljen e kesaj shifre.