Shkencëtarët “gjejnë zgjidhje” për ngrohjen globale

Ndoshta mund të tingëllojë si plan i agjentit Xhejms Bond për shpëtimin e planetit, por shkencëtarët kanë ardhur deri tek ideja se si të zvogëlojnë reflektimin e rrezeve të diellit, në mënyrë që të ngadalësohet procesi i ngrohjes globale.
Në këtë drejtim tash e një kohë të gjatë janë duke punuar ekspertët britanikë, të cilët planifikojnë që të ngritin në ajër një balon me helium dhe të zbrazin grimcat kimike në stratosferë.
Ata shpresojnë se pikat dhe aerosoli i sulfatit do të reflektojë në energjinë diellore në gjithësi, duke parandaluar në këtë mënyrë ngrohjen e Tokës.
Para nisjes së realizimit të projektit “Spice”, ekipi duhet të bëjë disa teste të teknologjisë së re. Më saktë, një balon më i vogël muajin tetor nga një lokacion sekret do të injektojë ujin në atmosferë, në mënyrë që të përcjellin se çfarë do të ndodhë tutje.
Projekti në vlerë 1,6 milionë funta, i cili ka marrë mbështetjen e familjes mbretërore britanike, do të testohet me ngritjen e balonës në lartësi dy herë më të madhe se sa ajo që fluturojnë aeroplanët, ndërsa pesha e balonës do të jetë sa një autobus me dy kate.
Ndërkohë, shoqata për mbrojtjen e ambientit thotë se përshpejtimi i grimcave mund të jetë e rrezikshme për ekosistemin, pasi që mund të ndikojë në sasinë e të reshurave, e cila mund të ndikojë në të lashtat dhe për shumë gjëra tjera.
“Ideja për përshpejtimin e sulfatit në stratosferë është planifikuar që një kohë dhe nuk është e parealizueshme, ashtu sikur vendosja e pasqyrave të mëdha, të cilat po ashtu do të kthenin mbrapshtë rrezet e diellit, por problemi është se çfarë do të ndodhet me motin, pasi që ai është një gjë e komplikuar”, ka thënë Majk Çajlds, hulumtues i grupit “Miqtë e Tokës” për “MailOnline”.
Ai ka shtuar se askush ende nuk mund të përcaktojë saktë ndryshimet klimatike për muajin e ardhshëm dhe as për ditën e ardhshme, e lëre më të ndodhë një gjë e tillë.
“Edhe nëse ideja për uljen e ngrohjes globale do të ketë sukses, kjo nuk do të ishte “goditje e artë”. Ne edhe më tej nuk do të mund të gjejmë zgjidhje për problemin e ngritjes së nivelit të detit. Kemi rënë në vrimën, e cila gjithnjë e më shumë po thellohet, por përparimi i teknologjisë mundëson hulumtimin e opsioneve të reja”, shprehet Çajlds.