Rama Opozita gati te punoje per realizimin e nje sere reformash

Opozita socialiste ashtu sic kishte parlajmeruar konfirmoi rikthimin e saj te plote ne salle per te marre pjese edhe ne votime.
Kryetari socialist Edi Rama tha se opozita eshte e gatshme te punoje per realizimin e nje sere reformash.
Nderkohe ne komentet qe beri per mediat ai tha se Shqiperia po i afrohet nje tjeter deshtimi te rende pas atij te afro nje viti me pare kur u refuzua nga Bashkimi Evropian kerkesa per statusin e kandidatit.
Ne do te bejme cmos qe ky refuzim te mos perseritet ne tetor edhe pse shanset jane minimale. Puna jone do fokusohet me ngulm tek perparesite qe Bashkimi Evropian i ka derguar Shqiperise. Ne do ndermarrim hapat tone dhe do jemi partia me e madhe opozitare qe do shpalle hapur lufte pa kompromis me korrupsionin krizen ne drejtesi dhe financat publike dhe ekonomike qe kane prekur palcen e Shqiperise tha zoti Rama.
Socialistet jane te mendimit se vendit i nevojiten reforma te shumaneshme qe nga funksionimi i parlamentit aplikimi i votes se fshehte ne zgjedhjen e drejtuesve te institucioneve kushtetuese apo edhe nderhyrjet ne kushtetute.
Zoti Rama tha se Kryeministri Berisha nuk e deshiron nje gje te tille pasi sipas tij duke marre nen kontroll vitin tjeter edhe institucionin e presidences do te marre peng prokurorine dhe sherbimet sekrete.
Megjithate zoti Rama saktesoi se kerkesa per ndryshimet kushtetuese nuk do te kushtezoje aksionin politik te opozites.