E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Obama riafirmon ndryshime ne politiken per Azi-Paqesorin

Presidenti i Shteteve te Bashkura Barak Obama riafirmoi aleancen e pathyeshme me Australine gjate nje fjalimi qe mbajti ne parlamentin australian ne Kambera. Zoti Obama tha se fokusi diplomatik i Shteteve te Bashkuara do te ndryshoje tani nga lufta kunder terrorizmit tek sfidat ekonomike dhe te sigurimit ne rajonin e Azi-Paqesorit. Ai eshte presidenti i katert amerikan qe mban fjalim para ligjvenesve australiane ne kryeqytetin e vendit.

Zoti President miresevini ne Dhomen e Perfaqesueseve. Fjalimi juaj sot eshte nje moment i rendesishem ne historine e kesaj Dhome me keto fjale e priti Presidentin Obama kryetari i Dhomes australiane te Perfaqesuesve.

Presidenti Obama u prit perzemersisht nga ligjvenesit australiane. Ai tha se aleanca dypaleshe e sigurise eshte e pathyeshme dhe se lidhjet mes Shteteve te Bashkuara dhe Australise jane te thella.

Qe nga llogoret e Luftes se Pare Boterore deri tek malet e Afganistanit australianet dhe amerikanet kane qendruar krahas njeri tjetrit. Ne kemi luftuar sebashku ne kemi dhene jeten sebashku ne cdo konflikt te madh gjate ketyre 100 vjeteve te fundit. Ky solidaritet ka vazhduar edhe gjate kesaj dekades se fundit te veshtire. Ne nuk do te harrojme kurre sulmet e 11 shtatorit qe u kushtuan jeten jo vetem amerikaneve por edhe shtetasve nga shume vende te tjera pefshire Australine.

Fjalimi i Presidentit Obama ne Parlament ne Kambera erdhi nje dite pas njoftimit se Shtetet e Bashkuara do te dislokojne nje avion ushtarak dhe deri ne 2500 marinsa ne pjesen veriore te Australise nje levizje qe shihet nga analistet rajonale si nje mesazh i qarte drejtuar Kines. Pekini ka reaguar ftohte duke theksuar se ky dislokim mund te mos jete e pershtatshem.

Presidenti Obama u shpreh pozitivisht per ngritjen e Kines si fuqi ekonomike dhe ushtarake por tha se do te donte te shikonte nje angazhim me te madhe mes forcave amerikane dhe kineze per te shmangur keqkuptimet.

Megjithate ai ka premtuar te zgjeroje ndikimin amerikan ne rajonin e Azi-Paqesorit si shprehje e fuqise amerikane per te shkurajuar kercenimet ne ate pjese te botes.

Si rajoni me rritjen me te shpejte ne bote dhe me me shume se gjysmen e ekonomise globale Azi-Paqesori eshte kritik ne perparesite e mia pasi ai po krijon mundesi punesimi per popullin amerikan. Me shumicen e fuqive berthamore te botes dhe me rreth gjysmen e popullsise se botes Azia do te percaktoje nese shekulli ne vazhdim do tejete peridhe konfliktesh apo bashkepunimi.

Uashingtoni po e zhvendos fokusin e tij diplomatik nga Lindja e Mesme dhe lufta kunder terrorizmit ne sfidat e sigurise dhe mundesite ekonomike ne rajonin e Azi-Paqesorit.

Pas fjalimit ne parlamentin e Australise ne Kanbera ndalesa tjeter e presidentit eshte qyteti verior Darvin para se ai te shkoje ne Bali te Indonezise per te marre pjese ne takimin e nivelit te larte te 18 vendeve te Azise Lindore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›