E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilac i ri qe premton ngritjen e nivelit te kolesterolit te mire

Grupi i barnave te llojitstatin ka ndryshuar menyren e parandalimit te semundjeve te zemres sepse ato ndihmojne uljen e nivelit te kolesterolit te keq ose LDL ne gjak. Por edhe pse me te ulta te kolesterolit te keq shume njerez jane ende ne rrezik per goditje ne zemer ne tru dhe komplikime te tjera. Pandaj mjeket jane gjithmone ne kerkim te nje menyre per te rritur nivelin e  kolesterolit te mire te quajtur HDL dhe per te parandaluar semundjet e zemres.

Barnat statin merren cdo dite nga njerez kudo ne bote per te ndihmuar uljen e nivelit te kolesterolit te i keq ose LDL. Kolesteroli eshte nje yndyre per te cilen trupi ka nevoje por ka lloje te ndryshme kolesteroli. LDL eshte nje substance qe ngjitet pas mureve te eneve te gjakut dhe keshtu mund te shkaktoje bllokime te erterieve duke krijuar goditje ne zemer e ne tru. shte kolesteroli i mire qe i mban te zhbllokuara arteriet duke larguar kolesterolin e keq.

Dr. Steven Nissen eshte studiues te njohur per semundjet e zemres ne Kliniken Cleveland.

Shume paciente edhe pse niveli i kolesterolit te keq eshte ulur vazhdojne te kene goditje ne zemer tru dhe komplikime te tjera.

Dr. Nissen eshte perpjekur per te gjetur nje ilac qe mund te ngreje nivelin e kolesterolit te mire ose HDL per ta bere organizmin me te mbrojtur nga semundjet e zemres. Studimi i tij eshte perqendruar ne nje ilac i quajtur evacetrapib

Gjate nje prove klinike rreth 400 pjesemarresve iu dha ky ilac vetem ose i kombinuar me nje ilac statin. Disa morren vetem statin apo nje placebo. Mjeket pastaj vleresuan nivelin e kolesterolit.

Ky ilac i ri ishte ne gjendje per te rritur nivelet e kolesterolit te mire ose HDL me rreth 130 perqind. Ilaci ishte gjithashtu ne gjendje te ulte nivelin e kolesterolit te keq LDL me 36 perqind.

Shkencetaret thone se qellimi eshte per te shtuar kete ilac te ri ne grupin e barnave statin. Por me shume kerkime dhe prova nevojiten para se ilaci i ri te mund te miratohet.

Ne na duhet te provojme jo vetem qe ilaci i ri  ngre nivelin e kolesterolit te mire dhe ul ate te kolesterolit te keq por edhe nese ilaci i ri parandalon ngritjen e nivelit te kolesterolit te keq dhe shmang goditjet ne zemer dhe trup.

Studimi u botua ne revisten e Shoqates Amerikane te Mjekesise.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›