E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE u kerkon politikaneve te vendosin dialogun ne themel te procesit te integrimit

Bashkimi Europian u beri thirrje politikaneve shqiptare qe te vendosin vullnetin dhe dialogun politik ne themel te procesit integrues te vendit. Drejtuesi i Zyres se Komisionit Europian ne Shqiperi ambasador Etore Seki tha sot se Bashkimi Europian eshte shume i angazhuar per te ndihmuar Shqiperine por gjithcka eshte ne duart e vete shqiptareve.

Ky eshte vendi juaj kjo eshte e ardhmja juaj dhe kjo eshte pergjegjesia juaj - tha ambasadori Sekui. Ai i beri keto komente ne nje takim me studente te Universitetit te Tiranes te organizuar nga Instituti Shqiptar per Studime Nderkombetare.

Shqiperia nevojitet te kete me shume besim tek vetja - tha ambasadori Seki. - Kur dikush nuk beson tek vetja as te tjeret nuk besojne tek ai. Komisioneri Fyle ka thene se nuk eshte ai qe po kerkon te antaresohet ne BE sepse ai tashme eshte anetar - citoi ambasadori Sekui. - Pa vullnet politik pa dialog politik procesi i integrimit eshte si nje biciklete pa timon qe nuk mund te shkoje shume larg. BE nuk e detyron dot Shqiperine qe te kete vullnet te mire. Ky eshte vendi juaj pergjegjesia juaj. BE mund te jape disa aresye bindese se perse integrimi eshte i nevojshem por me ne fund perseri eshte vendimi juaj - tha ambasadori Sekui.

Nderkaq komentet e analisteve vazhdojne te jene skeptike. Vezhguesi i ceshtjeve politike Lutfi Dervishi se situata politike eshte e ndere dhe nuk priten permiresime ne nje afat te shkurter. Pas 18 muajsh prape do te jete ne nje atmosfere elektorale sepse afrohen zgjedhjet parlamentare. A do te hyjme ne keto zgjedhje ashtu si hyme ne zgjedhjet lokale apo do te hyjme me nje mendesi tjeter Kjo eshte vecse ne dore te dy lidereve te forcave kryesore politike. Nese do te duan ta shohin vendin te ece perpara me shpejtesi dhe qe vendi te beje disa detyra te lena me shkrim nga BE atehere do te duhet te kete marreveshje te madhe dhe nje fillim te ri ne marredheniet mes pozites dhe opozites. Nese keto 18 muaj do ti kalojme si kaluam 24 muajt e meparshem atehere kjo do te jete keq per vendin keq per partite politike keq per te gjithe - tha zoti Dervishi.

Ai tha se dialogu Berisha - Rama eshte i domosdoshem sepse pa ate nuk mund te ece perpara asnje ceshtje e Shqiperise qe lidhet me BE.Nga leximi i 12 pikave te BE konstaton qe me shume se gjysma e tyre nuk mund te levizin dot asnje milimeter nese nuk ka nje consensus te madh midis pozites dhe opozites. Jane kryesisht reforma qe kane te bejne me ligje qe duhen miratuar me shumice te cilesuar ne parlament. Detyrat e shtepise fillojne ketu ne nuk mund te presim fjale te mira nga Brukseli ne tetor nese nuk bisedojme me njeri-tjetrin ne Tirane - tha zoti Dervishi.

Shqiperia sapo ka dale nga zgjedhje te kontesuara vendore dhe sapo ka mbushur dy vjet nga zgjedhje te kontestura parlamentare. Nese situata politike vazhdon te mbetet e tille pakkush nga studiuesit e jetes politike besojne se raporti europian i tetorit do te permbaje konstatime pozitive per Shqiperine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›