Presidenti Obama u ben thirrje ligjvenesve te miratojne ligjin per taksat

Ngecja e fundit mes republikaneve dhe demokrateve ka te beje me ate se sa duhet zgjatur shkutimi i perkoheshem i taksave per 160 milion amerikane. Senati i kontrolluar nga demokratet votoi javen e kaluar per te zgjatur shkurtimin e taskave ne paga per dy muaj per tu dhene keshtu ligjvensve kohe per te punuar ne detajet e zgjatjes nje vjecare me vone.
Republikanet ne Dhomen e Perfaqesuesve duan nje zgjatje nje vjecare te shkurtimit te taksave dhe te marten votuan per te mos marre ne shqyrtim propzimin e Senatit. Presidenti Obama i telefonoi kryetarit te Dhomes se Perfaqesuesve John Boehner te merkuren dhe i kerkoi atij qe te ndryshoje qendrimin republikan. Zedhenes i Shtepise se Bardhe Jay Carney tha se ceshtja kishte marre fund ne Senat dhe se rruga qorre kercenon rimekembjen ekonomike te vendit.
Pasiguria qe ne duhet te eleminojme eshte pasiguria qe tani kane amerikanet nese taksat e tyre do te rriten me 1 janar. Ka nje kompromis dypalesh per te siguruar qe kjo nuk do te ndodhe. Ata duhet te veprojne.
Zoti Carney tha se presidenti i tha zotit Boehner se zgjatja afatshkurter eshte e vetmja alternative per te menjanuar rritjen e taksave. Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve i tha zotit Obama se nje zgjatje nje vjecare mund te miratohet para skadimit te afatit dhe se senatoret duhet te lene pushimet dhe te kthehen te punojne me Dhomen e Perfaqesuesve per ta bere kete.
Presidenti gjithashtu i telefoi udheheqesit te shumices ne senat Harry Reid. Beteja e fundit legjislative te pakten perkohesisht ka demtuar republikanet dhe ka ndihmuar presidentin.
Vleresimet per Presidentin Obama te cilat kane qene ne renie per disa muaj kane pesuar njefare rritje nderkohe qe vleresimet per punen e Kongresit kane arritur nivelet me te uleta historikisht. Madje disa zera te njohur konservatore perfshi gazeten The Wall Street Journal u kane bere thirrje republikaneve qe te bien dakord me zgjatjen dy mujore. Administrata e Presidentit Obama dhe fushata per rizgjedhjen e presidentit kane intensifikuar punen per te perfituar ne kete situate duke nxitur komente nga perkrahesit ne Facebook dhe Twitter. Zedhenesi Carney tha se presidenti gezon mbeshtetjen e opinionit publik.
Po shtohet kumbimi i zerave nga amerikant e zakonshem nga republikanet ne Kongres dhe Senat madje edhe ne Dhomen e Perfaqesuesve nga komentator te respektuar brenda qarqeve konservatore. Dhoma e Perfaqesuesve duhet te veproje. Sjellja e tyre nuk eshte ne interes te vendit.
Mosmarreveshja eshte e fundit ne serite e ballafaqimeve mes demokrateve dhe republikaneve duke ngritur pyetje rreth aftesive te Washingtonit per te bere detyrat qe i takojne. Legjislacioni per te rritur kufizimet e humarrjes se qeverise qe zakonisht miratohet pothuajse ne menyre automatike shkaktoi nje beteje ne fillim te vitit. Ai ballafaqim beri qe te pakten nje agjenci e vleresimit te kreditimit te ule vleresimin per Shtetet e Bashkuara per here te pare.