Mbi 300 civilë të vrarë në Siri

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut e zbuloi shifrën e rishikuar, në një deklaratë me shkrim dërguar AFP-së, një ditë pas raportimeve për vrasjen e 37 civilëve dhe të paktën 100 dezertimeve nga ushtria në të njëjtën provincë.
Pavarësisht apeleve ndërkombëtare presidenti Assad po i urdhëron trupat e tij të ushtrojnë dhunë brutale kundër kundërshtarëve të regjimit.
Veprimtarët për të drejtat e njeriut raportuan se prej të hënës janë vrarë më shumë se 300 vetë, ndër ta shumë dezertorë. Megjithatë, konfirmim të pavarur për këto të dhëna nuk ka, për shkak se Siria ka pamundësuar punën e medieve të pavarura.
Këshilli i Bashkëpunimit i Gjirit Persik (GCC), pjesë e të cilit është edhe Arabia Saudite si vend arab me peshë, i bëri thirrje udhëheqjes në Damask që t'i japë fund gjakderdhjes. Siria duhet ta ndalë menjëherë makinerinë e vrasjes, deklaroi GCC-ja në mbyllje të samitit në Riad. Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh “thellësisht e shqetësuar“ për gjendjen në Siri.
Edhe Franca denoncoi atë që e quajti “masakër të paprecedentë” të njerëzve në Siri, të kryer nga forcat siriane.