E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, zv/presidenti akuzohet për terrorizëm

Për zyrtarin më të lartë të komunitetit sunit në Irak, zv/presidentin Tariq al-Hashemi, ka dalë një fletarresti me akuza terrorizmi. Qeveria në këtë vend drejtohet nga shiitët dhe  tashmë në Irak pritet të rritet akoma më shumë urrejtja mes dy komunitete islamike irakiane në hasmëri, sunitët dhe shiitët. Zv/presidenti sunit, al-Hashemi, akuzohet se ka drejtuar një skuadër që ka kryer vrasjet e zyrtarëve të qeverisë. Ai i ka mohuar akuzat kundër tij dhe ndërkohë ka kundërakuzuar Kryeministrin Nouri al-Maliki për nisjen e një fushate turpërimi kundër tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›