E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vazhdojnë diskutimet për krizën e Eurozonës

Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 13:32

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka diskutuar zhvillimet e fundit në Eurozonë së bashku me homologun francez, Nicolas Sarkozy dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Obama “ka përshëndetur lidershipin e vazhdueshëm të presidentit Sarkozy dhe të kancelares Merkel, në adresimin e sfidave të ekonomisë evropiane”.

Deklarata po ashtu bën të ditur se Obama, në biseda të ndara telefonike, është konsultuar me dy krerët evropianë edhe për situatën në Siri.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth përmbajtjes së bisedave të Obamës me Sarkozyn dhe Merkelin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›