Rrezohet helikopteri në Afganistan, 38 të vdekur

Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 14:30
Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, tha se 31 ushtarë amerikanë dhe 7 ushtarë afganë kanë humbur jetën, pas rrëzimit të një helikopteri që u rrëzua në provincën qendrore Vardak, në perëndim të kryeqytetit, Kabul.
Talibanët pohuan se kanë qëlluar helikopterin.
Aleanca ka konfirmuar rrëzimin e helikopterit, por nuk ka dhënë detaje të tjera.