E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama urdhëron mbylljen e burgut të Guantanamos

 

Presidenti Barak Obama urdhëroi mbylljen e burgut të Guantanamos në Kubë, brenda një viti.

Presidenti Obama duke nënshkruar urdhrin e mbylljes së burgut të Guantanamos
Zoti Obama e nënshkroi sot urdhrin ekzekutiv, në ditën e dytë të plotë në detyrë. Burgu ishte hapur gjatë administratës së ish-Presidentit Xhorxh Bush për të mbajtur të dyshuarit e huaj për terrorizëm.

Zoti Obama nënshkroi gjithashtu urdhra ekzekutivë për të rishqyrtuar gjykimet e të dyshuarve për terrorizëm dhe për të ndaluar metodat më të ashpra të marrjes në pyetje.

Disa orë pasi zoti Obama filloi detyrën si President, ditën e martë, ai dhe Sekretari i Mbrojtjes Gates njoftuan se do të firmosej një urdhër për  pezullimin e  gjyqeve për të dyshuarit e Guantanamos për 120 ditë.

Në çështjet të cilat janë pezulluar përfshihen dhe proçedurat për 5 të akuzuarit për organizimin e aktit terrorist të 11 shtatorit 2001.//mm//

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›