E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH: Matësat e dëmtuar nga vetë abonentët

Disa matësa të energjisë që u përkasin bizneseve janë shkatërruar afër rrugës së Dibrës në kreyqytet. Drejtuesit e OSSH dyshojnë se matësat janë dëmtuar nga abonentët, që duke mos abuzuar dot me energjinë e konsumuar, kanë prishur pajisjet. 

TIRANE- Disa aparate marrës të energjisë elektrike janë shkatërruar mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë rrugës së Dibrës ku janë dëmtuar plotësishtë sahatet që masin energjinë e konsumuar nga disa biznese aty pranë. Drejtuesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dyshojnë se kjo vepër është kryes nga abonentët privat, të cilët duke mos pasur mundësi të abuzojnë me energjinë e konsumuar apo faturimin e saj kanë shkatërruar sahatët. Kjo pasi janë dëmtuar vetëm matësit e këtyre bizneseve dhe nuk është prekur bax-i i abonentëve familjarë.
Në vendin ku janë dëmtuar matësit e energjisë ka shkuar edhe policia e cila ka nisur hetimet për të nxjerrë përpara drejtësisë personat përgjegjës. Drejtuesit e OSSH-së bëjnë të ditur se nuk do të tolerohen abuzimet me energjinë elektrike dhe se personat që tentojnë të bëjnë shkelje të tilla do të ndëshkohen në bazë të neneve të reja të Kodit Penal, që parashikon dënim me burg për vjedhjen e energjisë elektrike. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›