Statuja e Aleksandrit ne Shkup dhe marredheniet me Greqine

Para pak ditesh autoritetet maqedonase perfunduar ngritjen ne Shkup te nje statuje te debatueshme te Aleksandrit te Madh nje statuje 11 metra e larte prej bronxi e cila i ka tensionuar me tej marredheniet me Greqine fqinje. Diplomatet perendimore jane te shqetesuar se statuja do te nderlikoje me tej negociatat midis dy vendeve te cilat deri tani nuk kane cuar dot ne nje kompromis per ceshtjen e emrit.
Vincat e rende e ngriten statujen 40 toneshe mbi piedestalin 10 metra te larte ne qender te Shkupit nderkohe qe qindra njerez brohorisnin dhe benin fotografi.
Statuja eshte quajtur zyrtarisht Luftetari mbi kale por ajo i ngjan mjaft pershkrimeve te Aleksandrit mbretit te Maqedonise qe ngriti njeren nga perandorite me te medha te botes se lashte e cila arriti deri ne Himalaje perpara vdekjes se tij ne moshen 32-vjecare ne vitin 323 p.e.s.
Maqedonia dhe Greqia jane mberthyer ne nje mosmarreveshje 20-vjecare mbi trashegimine e lashte. Te dyja vendet kane pretendime ndaj Aleksandrit mbreti luftetar te lindur ne Pella qe tani eshte ne Greqine veriore.
Kjo statuje e madhe eshte pjesa kryesore e nje projekt ambicioz dhe te debatueshem te qeverise maqedonase te quajtur Shkup 2014 i cili synon ti jape nje pamje te re qytetit.
Kostoja perfundimtare e projektit eshte e paqarte. Qeveria fillimisht shpalli nje kosto prej 80 milione eurosh ndersa opozita thote se projekti ka gelltitur tashme rreth 200 milione euro.
Qeveria thote se projekti do te krijoje nje qytet te denje per lavdine e dikurshme te Maqedonise. Por sipas kundershtareve ky eshte nje shpenzim i kote ne nje nga vendet me te varfra te Evropes.
Nje nga kundershtaret me te forte te projektit Shkupi 2014 eshte Branko Geroski kryeredaktor i gazetes Spic.
Branko Geroski kryeredaktor i gazetes Spic
Ka shume mundesi qe kjo te jete bere pjeserisht per inat te grekeve me te cilet ne jemi ne sherr. Nga ana tjeter ne kete periudhe ka edhe krize identiteti te Maqedonise .
Ky nuk eshte vetem deshtim politik eshte edhe nje deshtim estetik thote Geroski.
Por kryeministri Nikolla Gruevski thote se projekti do te pasqyroje lavdine e lashte te Maqedonise nje mendim qe ndahet nga shume maqedonas.
Aleksandri eshte simbol i ekzistences sone dhe ne te gjithe e respektojme kete veper madheshtore thote Dimce banor i Shkupit.
Por per Aco Smailin nga Shkupi projekti eshte nje shpenzim i panevojshem.
Ne kete moment ai nuk duhet te ishte bere njerezit nuk kane pune nuk kane para le te ndertojne me mire fabrika per te krijuar vende te reja pune thote Smajli.
Vangel Bozhinoski President i Shoqates se Arkitekteve te Shkupit thote projekti nuk eshte nje provokim per shtetin grek.
Qendrimi grek do te jete i njejte dhe une mendoj se ky nuk eshte nje provokim per ta sepse ai ndryshon asgje. Kundershtimi i tyre nuk vjen nga emri. Sepse emri eshte konfirmuar gjate gjithe historise. Maqedonia eshte ndoshta nje vend unik ne Evrope qe nuk ka emer tjeter thote zoti Bozhinoski.
Diplomatet perendimore jane te shqetesuar se statuja do te nderlikoje me tej negociatat midis dy vendeve te cilat deri tani nuk kane cuar dot ne nje kompromis per ceshtjen e emrit.
Shume greke e shohin projektin si nje provokim.
Nuk e kuptoj pse duhet te kete nje statuje te Aleksandrit te Madh ne Shkup. Aleksandri nuk ka te beje fare me Shkupin. Ai ishte grek. faredo perpiqen te bejne ata nuk do te kete sukses thote Katarine Galanaki nga Athina.
Disa besojne se qeveria greke duhet te reagoje me fuqishem ndaj projektit.
Trajtimi yne politik i Shkupit eshte teper i bute dhe ishte logjike qe kjo do te ndodhte Ata kane tashme nje aeroport te quajtur Aleksandri i Madh. Politikat e Greqise duhet te ishin me te ashpra thpte Kristos Georgapoulos.
Athina kundershton emrin Maqedoni pasi sipas saj kjo nenkupton ambicie territoriale ndaj provinces se saj veriore vendlindja e Aleksandrit te Madh. Greqia ka penguar tashme hyrjen e Maqedonise ne NATO dhe ka bllokuar anetaresimin e saj ne Bashkimin Evropian.