Presidenti Obama viziton 4 shtete ku demokratet rrezikojne te humbin garen me republikanet

Fushates per zgjedhjet e 2 nentorit po i vjen fundi me afrimin e dites se marte kur votuesit do te hedhin votat per ligjvenesit e Kongresit amerikan me teper se gjysmen e guvernatoreve te shteteve dhe zyrtareve lokale.
Presidenti Obama ishte sot ne Klivlend te shtetit Ohajo dita e fundit e fushates ne 4 shtete ku demokratet rrezikojne te humbin garen me republikanet. Zoti Obama fajesoi per krizen aktuale ekonomike dhe nivelin e larte te papunesise administraten e meparshme republikane.
Por republikanet nga ana e tyre fajesojne zotin Obama per gjendjen. Anketimet parazgjedhore tregojne se Partia Republikane do te fitoje vende ne te dy dhomat e Kongresit dhe mund te siguroje shumicen ne Dhomen e Perfaqesuesve. Ne Senat republikanet pritet qe te pakten do ta dobesojne shumicen demokrate.