E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushata ne SHBA replika Obama- Palin

Ndonese alarmi terrorist ditet e fundit duket se ka tronditur Shtetet e Bashkuara serish eshte ekonomia ajo qe mbetet tema numer nje e fushates per zgjedhjet e gjysmemandatit ne SHBA. Dy dite para zgjedhjeve duke folur ne Konektikat Barack Obama ka hequr paralele ndermjet politikes se dy viteve te fundit dhe automobilave.

Imagjinoni sikur ekonomia eshte nje makine - tha ai. Republikanet e kane hedhur ate ne nje hendek. E na takon ne demokrateve te perveshim menget dhe ta terheqim makinen jashte tij. Perfundimisht kemi arritur ta vene ne drejtimin e duhur. Dhe befas kemi ndjere nje trokitje e lehte ne sup. Ne shohim prapa dhe jane serish republikanet qe na thone a mund te na i jepni serish celesat celesat e makines Ne duhet te themi jo deklaroi presidenti amerikan.

Nga ana tjeter Sarah Palin ne frontin republikan duke folur ne West- Virginia e ka pranuar sfiden e automobilave te presidentit per tu pergjigjur se E verteta eshte qe Obama dhe demokratet ne krye makina e kombit nuk ka perfunduar ne hendek. Jo ajo vazhdon te shkoje perpara qer ta gjetur veten ne nje rruge dhe me te ngushte ne gremine deklaroi ajo ndersa fushata per zgjedhjet e gjysme mandatit shenon kulmin.

Aktiviteti me pikant megjithate u zhvillua ne Uashington ku dy comediane te famshem televizive Jon Stewart dhe Stephen Colbert kane arritur te mbledhin mijera vete ne nje tubim fantastik ku satira eshte perzier me aktivizmit politik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›